KUSH është KUSH-Aivo Orav: Njohës i mirë i Ballkanit, tetë vite ka shërbyer në Shkup dhe Podgoricë

Aivo Orav
Burim: Facebook

BE sot edhe zyrtarisht konfirmoi-pasuesin e Tomash Suniog në postin e ambasadorit të Unionit në Kosovë i cili do të jetë diplomati estonez Aivo Orav. Orav do të marrë detyrën më 1 shtator dhe sikurse bëhet e ditur në vetë njoftimin e BE, bëhet fjalë për diplomat me eksperiencë të madhe nacionale.

"Orav do të luajë rol të madh në promovimin e stabilitetit, paqes, demokracisë dhe Kosovës multietnike ku do të bashkëpunojë me rajonin. Ai gjithashtu do të mbështesë perspektivën europiane të Kosovës në përafrimin me BE dhe do të vëzhgojë, ndihmojë dhe lehtësojë përparimin në këndvështrimin politik, ekonomik dhe prioritetet europiane", thuhet në deklaratë.

Si e shikon Estonia Kosovën

Menaxheri programues i qendrës për politike europiane Strahinja Subotiq beson se përzgjedhja e politikanit estonez në ndonjë vend drejtues të BE, do të rëndojë përparimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës pasi ky vend është i palëkundur në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës por që këtë zyrtarët e BE do të mundet t’a kompensonin me emërimin për postin e kryendërmjetësuesit të ndonjë që respekton qëndrimin neutral të BE për këtë çështje.

“Ne nga Qendra për Politikë Europiane së fundi kemi qenë në Estoni, në të gjithë Balltikun dhe mund të them se janë mjaft të informuar për çështjen e Kosovës, duke patur parasysh se ajo ka mbështetur fuqishëm, pavarësinë e saj çka është mirë për Kosovën dhe keq për Sërbinë. Kemi parasysh se Estonia në këtë këndvështrim është subjektive. Pritet që Estonia të insistojë që të kënaqë më shumë interesat e Kosovës, pra të Prishtinës, e më pak të Beogradit, çka do t’a rëndojë dialogun”, thotë Subotiq në bisedë për Kosovo Onlajn.

Analisti politik nga Prishtina Afrim Hoti, thotë për Kosovo Onlajn se politikanët estonezë dhe Kaja Kallas si shefja e re e punëve të jashtme, por dhe Aivo Orav si shef i ri i Zyrës së BE në Prishtinë, pavarësisht nga ajo se vendi i tyre “në valën e parë” njohu pavarësinë e Kosovës, do të duhet të ndjekë politikën neutrale të Bashkimit Europian ndaj çështjes së dialogut.

“Definitivisht kushdo që vjen nga Europa, ai do të udhëheqë procesin nën patronazhin e Bashkimit Europian dhe në përgjithësi nuk është relevante nëse ai person ka ardhur nga Estonia apo Sllovakia. Ata duhet të mbajnë qëndrim neutral, siç ka bërë deri më tani BE” thekson Hoti.

Afera e “përgjimeve” në Maqedoninë e Veriut

Aivo Orav në vitin 2015 në postin e ambasadorit të BE në Maqedoni, dorrëzoi në emër të Bashkimit Europian notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për shkak të përgjimit të ambasadorit. Në notën proteste, Orav atëherë kërkoi që Maqedonia të respektojë Konventën e Vjenës në marrëdhëniet diplomatike dhe reagimi pasoi pasi disa ambasadorë anëtarë të BE morën transkriptet e bisedave të tyre të përgjuara nga Unioni opozitar Socialdemokrat i Maqedonisë (LSDM).

Ky nuk ishte i vetmi “incident” gjatë mandatit në Maqedoninë e Veriut. Kështu, në vitin 2012 në një deklaratë “maqedonasit i quajti sllavomaqedonas”.

“Ne në institucionet e BE i kuptojmë sesa të ndjeshme janë këto çështje dhe unë këtë e kuptoj personalisht” ka thënë atëherë Orav për mediat maqedonase.

Ndërmjetësoi mes Zaevit dhe Gruevskit

Kur po largohej nga posti i ambasadorit të BE në Mal të Zi në vitin 2020, ai i’u referua edhe shërbimit të tij në Maqedoninë e Veriut.

"Puna aty ishte mjaft kërkuese-ndërmjetësimi i bisedimeve mes Gruevskit dhe Zaevit. Nën lidershipin e komisionerit Han, Marrëveshja e Përzhinit u nënshkrua në korrik të 2015, por ajo duhej të zbatohej. Kolegu im i dashur Xhes Bejli, ambasadori amerikan në Shkup dhe unë, duhej të investonim përpjekje për çdo milimetër të zbatimit të saj. Kjo tingëllon e thjeshtë, por në praktikë do të thoshte që gjatë viteve 2015-2016 ditët dhe netët u bashkuan në një dhe fjala "fundjavë" u zhduk nga fjalori im” tha atëherë Orav.

Rreth Malit të Zi

Nga viti 2016 deri në 2020 Orav ishte ambasador i BE në Mal të Zi. Duke u larguar nga Podgorica për një punë të re, ai tha edhe si vijon.

"Mali i Zi deri më sot mbetet lider i padiskutueshëm. Një muaj më parë hapi kapitullin e fundit të negociatave me BE. Mali i Zi në raport me Shqipërinë, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është dakordësuar vazhdimisht në masën 100% të qëndrimeve të politikës së jashtme të BE përfshirë edhe çështjen e sanksioneve, Mali i Zi njohu Kosovën. Mali i Zi u bë anëtar i NATO” tha atëherë diplomati estonez.

Karrierë e pasur     

Orav momentalisht është përfaqësuesi i përhershëm i Estonisë pranë BE ndërsa prej 2016 deri më 2020, ishte shef i delegacionit të BE në Mal të Zi dhe prej 2012 deri më 2016 shef i Delegacionit të BE në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë ambasador në Liban, me rezidencë në Turqi, ambasador në Azerbajxhan me seli në Turqi, ambasador në Turqi, drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, ambasador në Maqedoninë e Veriut me rezidencë në Poloni, Estoni e Turqi, ambasador në Bullgari me rezidencë në Poloni. Ka qenë dhe ambasador në Rumani me rezidencë në Poloni, ambasador në Poloni, drejtor i sektorit të (politikës së sigurisë dhe organizatat ndërkombëtare) në Sektorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, sekretar i parë në (NATO, VEU) në Sektorin Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, sekretar i parë i Misionit të Përhershëm të Republikës së Estonisë pranë OSBE në Vjenë, sekretar i dytë në OSBE, Në sektorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë dhe mësues në Gjimnazin Nr 1 "Dituri dhe trajnim Kuressaare".

Flet katër gjuhë  

Është diplomuar në Universitetin e Tartusë në Fakultetin e Fizikës dhe Kimisë. Flet anglisht, rusisht, frëngjisht dhe bullgarisht. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.