KUSH është KUSH- Ukë Rugova: Djali i "Gandit ballkanik", dashamir armësh dhe tregtar vizash
Një burrë i quajtur Ukë, djali i liderit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është më i njohur për babain e tij, por edhe për akuzat për krim të organizuar. Arma që i është gjetur në shtëpinë e tij është për të “trashëgimi kulturore” e periudhës së Ibrahim Rugovës.
Në takimin që u organizua ditë më parë me rastin e zbulimit të shtatores së ish-liderit të Kosovës Ibrahim Rugova në Podujevë, djali i tij Ukë gjatë fjalimit të tij injoroi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe në fjalën e tij ai përmendi vetëm presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
"Të dashur qytetarë të Podujevës dhe të gjithë Republikës së Kosovës. E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani-Sadriu, mysafirë nderi, dua t'ju falënderoj...", tha djali i Rugovës.
Kjo me gjasë nuk i ka pëlqyer Kurtit, i cili nga shumë nga Kosova akuzohej se nuk kishte asgjë të përbashkët me Rugovën dhe se kishte prishur aleancat që kishte krijuar ish-lideri i shqiptarëve të Kosovës.
Por Ukë, me sa duket, nuk ka harruar se cilët janë partnerët dhe aleatët e tij.
“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës së bashku me miqtë tanë në SHBA dhe BE”, tha ai në fjalën e tij.
Suksesi i Ukë Rugovës dhe dështimi i EULEX-it
Ukë u lirua nga akuzat për krim të organizuar në mars të vitit të kaluar, pas një gjyqi shumëvjeçar, por u dënua për posedim të një arme pa licencë.
Ai së bashku me ish-ministrin e Kulturës Astrit Haraqia dhe disa persona të tjerë u akuzuan për mashtrim me viza italiane. Gjykata i akuzoi se si grup kriminal, për të përfituar përfitime materiale, në mënyrë të paligjshme u kanë lëshuar viza Shengen qytetarëve nga ambasada italiane në Prishtinë.
Rasti ishte gjykuar kryesisht nga misioni i EULEX-it, por pas skadimit të mandatit të tij, ai iu dorëzua autoriteteve lokale.
Ehat Miftaraj, hulumtues në Institutin Kosovar të Drejtësisë (IKD), para disa vitesh ka vlerësuar se rasti i Ukë Rugovës ishte “ndër dështimet më të mëdha të këtij misioni”.
“Pa dyshim, ky rast është një nga dështimet e shumta të këtij misioni, i cili sfidon seriozisht integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e këtij misioni në zgjidhjen e rasteve të nivelit të lartë në Kosovë”, ka vlerësuar ai.
Në seancën e parë të mbajtur më 30 gusht 2016, Ukë Rugova dhe të tjerët u deklaruan të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.
Epilogu ishte një gjobë prej 6 mijë eurosh për armëmbajtje pa leje.
Siç ka vlerësuar portali Telegrafi, Ukë Rugova në fakt ka përfituar për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave për Kosovën.
Shkëlqyeshëm 5+
Një nga gjërat që u shfaq gjatë hetimit është se Ukë u angazhua për të përmirësuar notën e djalit të shokut të tij në gjeografi.
Për sasinë e madhe të armëve që i janë gjetur në shtëpinë e tij, pra në shtëpinë e “Gandit Ballkanitit” Ibrahim Rugovës, Ukë ka thënë se në shtëpi gjithmonë ka pasur armë sepse sigurimi i babait të tij i ka përdorur.
“Në vitin 1999, shërbimet e sigurisë kishin një marrëveshje me zyrën e presidentit dhe KFOR-i nuk ishte përgjegjës për furnizimin me armë të shërbimeve të sigurisë, por ata na thanë 'bleni armë dhe nuk do të pyesim për origjinën', por me kusht që armët e blera nuk janë përfshirë në asnjë veprim inkriminues”, tha Rugova.
Ai shtoi se arma është “pjesë e trashëgimisë kulturore” nga koha kur babai i tij ishte president i Kosovës.
Nxënës amerikan
Ukë Rugova ka lindur më 3 qershor 1980 në Prishtinë dhe ka studiuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe Administrim Biznesi në Los Anxhelos.
Ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, si dhe pronar i kompanive të ndryshme.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, ai është në mesin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilën e themeloi babai i tij.
Ai ka marrë pasaportën shqiptare dy vite më parë.
komentet