Kush është-Ivet Kuper: Ndihmoi Klintonin në fushatë, ishte në qeveritë e Blerit dhe Braunit

Ivet Kuper
Burim: Print Screen/X/Yvette Cooper

Tha se hyri në politikë rastëisht në kohën e duhur dhe prej ditës së djeshme është ministre e punëve të jashtme të Britanisë së Madhe. Timonin i kësaj ministrie asaj i ra si pjesë e rikonstruksionit të Qeverisë së Britanisë së Madhe, në të cilën prej korrikut të vitit të kaluar, ishte ministre e punëve të brendshme. Ivet Kuper (56) është një nga politikanet më me përvojë në kabinetin e Kir Starmerit.

"Është nder i madh të shërbej si ministre e punëve të jashtme e Britanisë së Madhe. Nga agresioni rus në Europë e deri tek uria dhe konflikti i tmerrshëm në Gaza-kur diplomacia britanike nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Pres me padurim të përfaqësoj dhe promovoj interesat britanike në mbarë botën", tha Kuper dje në rrjetin "X".

Kjo politikane laburiste ka qenë në qeveritë e Gordon Braunit dhe Toni Blerit, duke ushtruar funksionet e sekretares së shtetit për punën dhe pensione (2009-2010), sekretare kryesore në Ministrinë e Financave(2008-2009) dhe sekretare e Shtetit për Strehimin dhe Planifikimin (2005-2008). Në vendin e ministres së punëve të brendshme ka qenë në hije para se Partia Laburiste të fitonte zgjedhjet verën e kaluar.

Si deputete për herë të parë u zgjodh në vitin 1997.

Para se të fillonte të merrej me politikë, Kuper ishte gazetare tek Independent. Në moshën 23 vjeç, gjatë studimeve në Harvard, në vitin 1992 i’u bashkua ekipit të kandidatit presidencial amerikan Bill Klinton në Arkansas, duke ndihmuar fushatën e tij. Klinton fitoi zgjedhjet atë vit.

Kur shkruajnë për biografinë e saj, mediat britanike shpesh theksojnë se ajo ishte ministrja e parë që mori leje lindjeje, si dhe se ajo dhe bashkëshorti i saj Ed Bolls dhe ishin çifti i parë që shërbyen së bashku në të njëjtin kabinet qeveritar, nën Gordon Braunin.

Në luftën kundër kontrabandës së njerëzve, Britania e Madhe vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje me vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat duhej të kontribuonin në forcimin e shkëmbimit të të dhënave informuese duke pasur parasysh se Londra këtë rajon e percepton si rrugë kryesore që përdoret nga ata që përfundojnë ilegalisht në BE apo Britaninë e Madhe.

Kuper në atë kohë ministre e punëve të brendshme, tha puna me partnerët në Ballkanin Perëndimor ishte absolutisht thelbësore "për shkatërrimin e rrjeteve kriminale që orkestrojnë shfrytëzimin e njerëzve të margjinalizuar për përfitime financiare".

"Duke punuar ngushtë me Sërbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ndajmë informacion dhe të dhëna operative dhe do të punojmë përtej kufijve sesi të hartojmë atë që po ndodh dhe ku, në mënyrë që të thyejmë modelet e biznesit të këtyre bandave të paskrupullta në burim. Përmes punës sonë intensive, kriminelët së shpejti do të kuptojnë se nuk kanë ku të fshihen", tha Kuper atëherë.

Një nga deklaratat e fundit të Kuper në postin e ministres së punëve të brendshme lidhej me shtrëngimin e procedurave kundër studentëve të huaj në Britaninë e Madhe që kërkojnë azil kur vizat e tyre skadojnë. Sipas fjalëve të saja deri në 15,000 studentë kërkojnë azil në fund të studimeve të tyre dhe tani po u dërgohen paralajmërime se do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar nëse qëndrojnë më gjatë se vizat e tyre dhe nuk kanë arsye ligjore për të qëndruar.

Ky aksion do t’a vazhdohet nga Shabana Mahmud, e cila në rikonstruksionin e qeverisë mori stafetën nga Kuper dhe u bë ministre e punëve të brendshme, duke kaluar në atë pozicion nga pozicioni i ministres së drejtësisë.

Ndërkaq Kuper dhe bashkëshorti i saj ofruan shtëpinë e tyre për strehimin e një familjeje ukrainase, nënës dhe dy vajzave të cilat ikën nga ky vend për shkak të luftës.

Studimet në Oksford dhe Harvard 

Ivet Kuper lindi në Invernes të Skocisë ndërsa u rrit në Hempshajër. Babai i saj ka qenë sekretari i përgjithshëm i sindikatës profesionale ndërsa e ëma mësuese matematike.

Studioi në Oksford, Harvard dhe në Shkollën Ekonomike të Londrës.

Është e martuar me Ed Bols dhe kanë tri fëmijë.