Rode: Shqetësuese bllokada institucionale e politike në Kosovë

Rode i Osmani
Burim: Društvene mreže

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jern Rode është takuar dje me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin e me këtë rast i shprehu shqetësim për bllokadën institucionale e politike.

Rode në rrjetin social “Blu skaj“ falenderoi Osmanin për diskutimin e mirë dhe shkruajti se atë e shqetësn diskursi publik ku vihen në pikpyetje vendimet e gjykatave. 

“Në takim shpreha shqetësimin për bllokadën aktuale politike e institucionale si dhe për diskursin e fundit publik ku vihen në pikpyetje vendimet gjyqësore, pasi këto ngjarje rrezikojnë të shembin besimin e publikut tek pavarësia dhe integritetii i gjyqësorit”, shkruan Rode.