Moska shënon 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore: Sheshi i Kuq do të shndërrohet në fazën e gjeopolitikës së re

Ceremonia solemne me rastin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore do të mbahet më 9 maj në Moskë, nën paradën ushtarake tradicionale në Sheshin e Kuq, ku dhe këtë vit mbledh udhëheqjen më të lartë shtetërore të Rusisë, përfaqësues të vendeve aleate dhe publikun. Megjithatë, përkujtimi i këtij viti i 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmin shkon përtej simbolikës historike, duke marrë parasysh momentin kur bota po kalon përmes transformimit të thellë sigurie dhe politike. Sheshi i Kuq shndërrohet vend i artikulimit të vizionit modern të botës multipolare. Në qendër të vëmendjes nuk do të jetë vetëm festa e së kaluarës, por dhe demonstrimi i ambicieve ruse në arkitekturën e re të fuqisë globale.
Shkruar nga: Zhelko Shajn, korrespondent special i Kosovo Onlajn nga Moska
Tek lindja e rendit të ri ndërkombëtar, mbetet çështja se ku do të pozicionohet Sërbia, e cila kultivon politikë ushtarake neutrale, aspiron hyrjen në Bashkimin Evropian, por nuk pranon kushte që i konsideron të pajustifikuara, duke kultivuar marrëdhënie miqësore me Rusinë. Ndonëse nuk ka ende konfirmim zyrtar që presidenti Aleksandar Vuçiq do të asistojë në ceremoninë e Moskës, është e qartë se Rusia me vëmendje të veçantë, vëzhgon qëndrimet e Beogradit sikurse bën dhe Uashingtoni. Sërbia balancohet mes integrimit europian dhe marrëdhënieve tradicionale miqësore me Moskën dhe çdo lëvizje në hartën simbolike-sikurse prania ose mungesa nga Sheshi i Kuq-ka pasoja shumështresore.
Duke respektuar parimet e Kartës së KB dhe lidhjen e tyre të ndërsjelltë, Rusia, veçanërisht gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të KB tregoi marrëdhënie miqësore ndaj Sërbisë. Rusia me veton e saj, pengoi miratimin e vendimeve që kishin ndikim negativ mbi RF të Jugosllavisë dhe Sërbinë. Pas Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe, shpesh e shmangën përfshirjen e KB ndërsa së bashku me NATO, ndërmorrën shkatërrimin e vendeve socialiste dhe shembjen e BRSS.
Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, kujtoi sintezën gjeopolitike nga koha e Konferencës së Jaltës, duke theksuar se jubiletë historikë nuk festohen vetëm për të kaluarën, por bëhet fjalë dhe për riafirmimin e parimeve të sotme të rendit ndërkombëtar. Kur bëhet fjalë për interpretimin e parimit të integritetit territorial dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje (në rastin e Rusisë-Krimea dhe në rastin e Sërbisë-Kosova dhe Metohia), Lavrov deklaron si në vijim:
"Kur parimi i vetëvendosjes bie ndesh me interesat gjeopolitike të Perëndimit-sikurse për shembull, rasti me shprehjen e lirë të vullnetit të banorëve të Republikave Popullore të Krimesë, Donetskut dhe Luhanskut, si dhe rajoneve të Zaporozhjes dhe Hersonit, të cilët kanë vendosur të bashkohen me Rusinë-Perëndimi jo vetëm që e injoron, por dhe i dënon me zemërim këto zgjedhje, duke aplikuar sanksione. Kur kjo shkon në favor të Perëndimit, vetëvendosja njihet si e drejtë absolute. Mjafton të kujtojmë marrjen e Kosovës Sërbisë dhe kjo pa asnjë referendum".
Degradimi i situatës në Kosovë shkakton shqetësim të thellë. Dorëzimi i armëve për kosovarët dhe fakti që NATO po ndihmon në krijimin e ushtrisë së Kosovës, paraqet shkelje serioze të rezolutës themelore të Këshillit të Sigurimit të KB-Rezolutës 1244. E gjithë bota po dëshmon sesi në Ballkan përsëritet historia e trishtuese e Marrëveshjeve të Minskut për Ukrainën, e cila parashikonte statusin special të republikave të Donbasit dhe të cilën Kievi e sabotoi haptazi me mbështetjen e Perëndimit. Unioni Europian sot për arsye të ndryshme, nuk dëshiron dhe nuk mund t’i detyrojë kosovarët e vet të përmbushin marrëveshjet e arritura mes Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2013, përfshirë formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në Kosovë me të drejta speciale në aspektin e gjuhës dhe traditës. BE ishte garantuesja e këtyre marrëveshjeve, por, sipas të gjitha gjasave, fati i tyre do të jetë i njëjtë me fatin e marrëveshjeve të tjera të "garantuara" nga Perëndimi. Siç thotë Lavrov: "Kush është 'sponsori', i tillë është rezultati."
Në këtë kontekst, mjeshtri i madh i shahut Sergei Karjakin, anëtar i Këshillit të Federatës së Rusisë, nënvizon se "Krimea nuk u pushtua, ajo u kthye". Këtë qëndrim e mbron përmes eksperiencës personale: "Linda në Simferopol dhe vendimin e popullit të Krimesë në vitin 2014 e shikoj si akt historik të rivendosjes së drejtësisë. Perëndimi flet për pushtim, por kjo është propagandë e pastër. Nëse i pyet njerëzit që jetojnë aty-vullneti i tyre është i qartë."
Karjakin njëkohësisht thekson mungesën e parimeve të qasjes perëndimore ndaj çështjes së vetëvendosjes: "Kur bëhet fjalë për Perëndimin dhe interesat e tij, atëherë gjithçka lejohet-ndarja e shteteve, krijimi i entiteteve false, njohjet pa bazë. Por kur popujt e tjerë shprehin vullnetin e tyre përtej këtyre interesave, atëherë kjo është shkelje e menjëhershme e së drejtës ndërkombëtare."
Është e qartë se politika hipokrite duhet të përmbyset nga skena politike e botës që synon ekuilibër dhe dëshiron paqe. Tetëdhjetëvjetori i fitores ndaj fashizmit, është mundësi për projektimin të arkitekturës së re gjeopolitike, bazuar në ekuilibër dhe multilateralizëm, ndërsa 9 maji shndërrohet pika kyçe në të cilën bota do të jetë në gjendje të njohë udhëzimet e reja të rendit global, bazuar tek burimet natyrore dhe marrëdhëniet e ekuilibruara, të cilat mundësojnë ndërtimin e bashkësisë globale që, mbështetur tek parimet e Kartës së KB, mund të sigurojë paqe dhe siguri afatgjatë.
Ashtu sikurse 9 maji i vitit 1945 shënoi fitoren ndaj fashizmit dhe 9 maji i këtij viti për Rusinë dhe aleatët e vet, paraqet simbol të rezistencës ndaj dominimit të një fuqie dhe shancin për fillim të ri-bazuar tek ekuilibri, sovraniteti dhe e drejta e çdo populli për të zgjedhur lirisht rrugën e vet.
Bazuar tek fjalimet e deritashme dhe qasjet pragmatike, si dhe në bisedat me kolegë dhe diplomatë në Moskë, nga Putini pritet thirrje për ndërtimin e botës së këtillë. Kjo thirrje do të konfirmohet më tej nga takimi dypalësh mes Putinit dhe Presidentit kinez Si, i cili do t’a nisë nesër në Moskë.
0 komentet