Ndërmjet dialogut dhe strapacimit

Beograd_240125_Željko Šajn 02
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo Onaljn: Zhelko Shajn

Europa ndodhet para zgjedhjeve që nuk mund të fshihet më pas procedurave dhe frazave diplomatike. Unioni Europian ende nuk ka përgjigje unike për çështjen e marrëdhënieve me Rusinë, ndërsa dallimet mes shteteve anëtare janë bërë fakt politik i përhershëm.

Sanksionet, siguria dhe interesat ekonomike interpretohen ndryshe, ndërsa hapësira europiane njëkohësisht përballet me presione nga Shtetet e Bashkuara, politikat e të cilave në periudha të caktuara, mbështeten në kornizë pothuajse-normative dhe zbatim selektiv të rregullave ndërkombëtare. Qasje e tillë nuk e forcon rendin e bazuar në rregulla, por gradualisht e zbraz atë nga përmbajtja.

Rezultati është politika e zgjatjes së konfrontimit që Europës nuk i sjell stabilitet apo avantazh strategjik, por shpenzon kapacitetet ekonomike dhe thellon ndasitë e brendshme.

Ndaj mesazhet e liderëve europianë-Emanuel Makron dhe Xhorxhia Meloni nga njëra anë, si dhe Viktor Orban dhe kryeministrit sllovak Robert Fico nga ana tjetër-se dialogu me Moskën është i nevojshëm, nuk përfaqësojnë shenjë dobësie, por tentativë për t'u rikthyer në politikën e interesave dhe realitetit, pavarësisht dallimeve të thella politike.

Në këtë kontekst, duhet të vëzhgohen dhe mesazhet e Vladimir Putin, i cili thekson gatishmërinë e Rusisë për dialog me Europën për ekonominë e sigurinë, nën insistimin se stabiliteti i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm me eliminimin e shkaqeve të situatës egzistuese dhe jo me fshehjen e tyre.

Referenca ndaj Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kritika ndaj zbatimit selektiv të së drejtës ndërkombëtare tregojnë më tej brishtësinë e kuadrit aktual ndërkombëtar.

Oferta e bashkëpunimit për Europën sepse nuk është çështje besimi, por vendimi: ose BE do të fillojë të veprojë në përputhje me interesat e veta, ose do të vazhdojë të strapacojë veten tek kalkulimet politike të të tjerëve.