Tramp dhe Putin në Alaskë në emër të shteteve të tyre varrosën sëpatat

Donald Tramp i Vladimir Putin
Burim: White house

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn

Pas takimit historik të delegacioneve të SHBA dhe Federatës Ruse në Alaskë në bazën ushtarake, vurëm re dhe dëgjuam se bisedimet dypalëshe mes SHBA dhe Federatës Ruse që u udhëhoqën nga presidentët e tyre Donald Tramp dhe Vladimir Putin, ngjallën oprimizëm në mbarë botën dhe se negociatat në përbërje të tyre argumentuese, tejkaluan fushëveprimin e krizës ukrainase.

Bërën thirrje për bashkëpunim konstruktiv Europës dhe Kievit, duke shpresuar se nuk do të pengoheshin në rrugën drejt paqes (nuk përmendën asnjë nga liderët por aludimi shkoi tek kryeministri britanik Starmer, kancelari gjerman Merc dhe presidenti francez Makron.)

Pra, nëse zgjerojmë konkluzionet, mund të tregojmë shumë hapur faktin se të dy liderët në emër të shteteve të tyre, varrosën sëpatat dhe ngrinë rendin botëror në Jaltë dhe me bisedimet e tyre, rinovuan rrugën drejt miqësisë dhe formimit të marrëveshjes së re gjeopolitike botërore, më të qëndrueshme, me bisedimet e tyre. Ajo do të bazohet në marrëdhënie shumëpalëshe të barabarta, por pa supremaci hegjemonike.

Një nga argumentet që na çon në konstatimet e lartpërmendura, sikurse dëgjuam në konferencën për mediat, ka të bëjë me aspiratën që kur krijohet marrëveshja me Ukrainën, të llogarisësh sigurinë e çdo vendi, madje dhe vetë Ukrainën.

Si do të duken hartat e reja gjeopolitike, dy presidentët aktualë të Federatës Ruse dhe SHBA mund të thonë më shumë në takimin e ardhshëm në Moskë. Para atij takimi, të dy liderët do të konsultohen me miqtë e tyre. Putin me anëtarët e BRIKS dhe Trampi me Perëndimin Europian. Ndërkohë, do të dakordësohen për vizitën e kthimit të Tramp në Moskë, pasi Putin para gazetarëve i dorëzoi atij ftesën për të vizituar Rusinë. Trumpi nuk e refuzoi ftesën.

Trampi me shumë vëmendje dhe respekt, e priti Putinin me tapet të kuq, si në pistën ku u ul avioni rus, ashtu edhe në konferencën për shtyp. Putin, si folësi i parë, theksoi menjëherë se "takimi u zhvillua në një atmosferë respekti të ndërsjelltë".

Pas të gjitha deklaratave të Trampit për Putinin, dhe mbi të gjitha që në dy minutat e para të takimit do të vlerësonte nëse Putin është për paqe apo jo, nga e gjithë sjellja e tij ishte e qartë se Putini është për paqe. Sjellja e Trampit tregoi kënaqësinë e tij që pa tek Putini lider që dëshiron paqe dhe e di çfarë do, pasi në konferencë për shtyp menjëherë theksoi se përherë kishte marrëdhënie të shkëlqyer me Putinin. Putin konfirmoi se Trumpi i tha atij se nëse do të kishte qenë president i SHBA në vitin 2022, lufta nuk do të kishte ndodhur!

Edhe pse gazetarëve në takimin me Trampin dhe Putinin ngelën pa përgjigje për pyetje të shumta sepse të dy u sollën me stil: erdhëm, u pamë, u dakordësuam, jemi të kënaqur.

Dhe me të vërtetë, të dy rrezatuan optimizëm, që duhet të pragmatizohet me diplomaci shumë komplekse sepse egzistojnë disa qendra pushteti që kanë interesat e tyre në krijimin e sistemit multipolar.

Ky takim tregoi se Rusia prej kohësh ka riafirmuar pozicionin e vet në politikën globale dhe zë pozicionin e saj të fortë në ekuilibrin e fuqisë. Trampi tregoi përshtatje të caktuar të politikës së jashtme të SHBA sipas kushteve të ndryshuara në bashkësinë ndërkombëtare. Dhe kjo mund të konsiderohet si komponent strategjik në propozimin e presidentit të SHBA Donald Tramp.