Arrestohet ish polici sërb nga Mitrovica Veriore

Kosovska policija u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Ish efektivi i Policisë së Kosovës nga Mitrovica e Veriut S.T. është arrestuar mbrëmjen e sotme bën të ditur Kosovo Onlajn.

Në rrjetet sociale jepet lajmi se sërbi ështe prangosur rreth orës 22 të mbrëmjes së sotme.

Vendi i arrestimit ende ngelet mister, por siç njofton reporteri i Kosovo onlajn, S. T i cili është njëri prej efektivëve që ka braktisur shërbimin policor, jeton në lagjen Boshnjake e cila ka një popullsi të përzier.

Bashkëshortja e tij, konfirmon lajmin e arrestimit duke u shprehur se kur e morën e trajtuan sikur të kishte kryer krime lufte.