Avokat Vasiq i përcjell Gjykatës së Lartë kërkesë për zbutjen e dënimit ndaj Baçeviqit
Avokat Dejan A. Vasiq i ka përcjellë Gjykatës së Lartë të Kosovës kërkesë për zbutje të parakohshme të dënimit ndaj klientit të tij Svetomir Baçeviq i cili me vendimin e dhënë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, u dënua për veprën penale të krimeve të luftës ndaj civilëve.
Gjendja shëndetësore e Baçeviqit është rënduar gjatë ditëve të fundit konfirmon Vasiq për Kosovo onlajn.
“Në kërkesë përmenda faktin se Baçeviq ndërkohë që e ka kryer gjysmën e dënimit dhe gjendja e tij shëndetësore përmes këtyre masave, i cënon rrezikun për jetën me pasoja të rënda. Jam i sigurt se këtë fakt do t’a konfirmojë edhe mjeku i cili klientin tim e ka vizituar në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë” ka thënë Vasiq.
Ky i fundit kujton se gjatë fundjavës që lamë pas me kërkesë të familjes Baçeviq i përcolli lutje publike për transferimin e tij për mjekim spitalor në Prishtinë, e cila, siç thotë ai, nuk ka ende përgjigje.
Kujtojmë se Svetomir Baçeviq u arrestua më dhjetor të vitit 2020 ndërsa shtatorin e vitit të kaluar, u dënua me pesë vite burg për krime lufte të pretenduar ndaj civilëve në fshatin Belo Polje të Pejës.
Ai dyshohej se kishte tentuar rrëmbimin e fqinjes së tij nga fshati Belo Poljë afër Pejës dhe u shpall fajtor ndonëse fqinja në gjykatë tha se nuk e njihte Baçeviqin dhe se ai nuk ishte personi që akuzohet.
0 komentet