Babai i Stefanit të rrahur: Im bir u rrah nga tetë shqiptarë, e shavën nga nëna e tij sërbe
Babai i Stefan Tomiqit nga Kllokoti i cili u rrah, Ivica Tomiq, është shprehur për Kosovo onlajn se është mjaft i zhgënjyer dhe i mërzitur për atë që i ndodhi djalit të vet.
Tomiq tha se djali i tij u rrah nga tetë shqiptarë teksa me djalin e hallës, po ktheheshin nga liturgjia e mbajtur me rast të Krishtlindjes.
"Im bir po kthehej nga kisha me djalin e hallës dhe kur po kalonin para kafenesë 'Kalaja', nga ana tjetër e rrugës një grup prej tetë shqiptarësh mes të cilëve dhe roja i kafenesë, u sulën mbi ta, duke i shkaktuar lëndim në sy tim biri, brinjë, gjunj dhe bërryl. Ata e shavën nga nëna sërbe'", ka thënë Tomiq.
Ivica Tomiq ka vazhduar se i biri e telefonoi atë duke e njoftuar për atë çfarë i ndodhi dhe menjëherë shkoi të denonconte rastin serioz në stacionin policor.
"Ndjehem i zhgënjyer pasi tim bir e mbajtën në polici duke e pyetur deri në orën 7 të mëngjesit sikurse të ishte ai autor i sulmit. Ai është i pafajshëm", ka theksuar Tomiq.
komentet