Petkoviq: Milloshi dhe Stefani ishin me fat që mbetën gjallë, kam kërkuar nga Prishtina që të takohem me ta

Petkovic
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka deklaruar se ka kontaktuar me familjet e të lënduarve Millosh dhe Stefan Stojanoviqit duke i’u ofruar atyre asistencën e plotë të Zyrës për Kosovë e Metohi dhe të Qeverisë së Republikës së Sërbisë.

Petkoviq nënvizon se ka kërkuar prej Prishtinës të takohet me të rinjtë e lënduar. 

"A mundni dot t’a imagjinoni këtë njeri të paburrë, këtë përbindësh, që gjuan fëmijët sërbë në Krishtlindje vetëm pse veshin rroba sërbe teksa ishin me pemën e Krishtlindjes. Dhe tani le të thonë ata që përditë sulmojnë popullin sërb të shprehen se sërbët në veri janë kriminelë dhe vrasës. Ata janë në anën tjetër. Milloshi dhe Stefani u qëlluan vetëm sepse ishin të veshur me rroba të Krishtlindjes dhe sepse kishin emër dhe mbiemër sërb", ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit ka shtuar se djemtë kanë qenë me fat që mbetën gjallë ndonëse dikush dëshironte të na përgjakte Krishtlindjen. 

"Nuk mundet të kalojë pa incidente, pa sulme dhe pa kërcënime ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi, asnjë festë e madhe fetare. Natyrisht, e gjithë bota do të dijë për të gjitha këto. Tashmë e kemi njoftuar bashkësinë ndërkombëtare, personalisht kam njoftuar Llajçakun, Brukselin për të treguar se çfarë po ndodh përditë në Kosovë", ka thënë Petkoviq.

Ai pyeti se përse sërbët nuk mundet të lihen të qetë as në festën më të madhe kristiane siç është Krishtlindja. 

"Sa larg shkon, që dikush në paqe të qëllojë mbi fëmijët që ecin buzë rrugës, veshur me rrobat e Krishtlindjes dhe shkojnë në shtëpinë e tyre. A do të dalë sërish bashkësia ndërkombëtare e të thotë se faji është i dyanshëm dhe se të dy palët duhet të përmbahen, nuk e di cfarë... Jo këtu, është e qartë se kush e ka fajin dhe e qartë edhe politika e Prishtinës, e cila vazhdon drejt dëbimit të sërbëve nga Kosova e Metohia. Është ajo që e krijon këtë situatë në shoqëri ku kemi ekstremistë shqiptarë që sulmojnë popullin tonë dhe fëmijët tanë", ka vazhduar Petkoviq.

Ky i fundit ka theksuar se agresori shqiptar dëshironte që familja e fëmijës sërb, të gjakosej për Krishtlindje. 

"Ne po luftojmë për paqe e ndërsa Prishtina e shtyp atë në mënyrën më të keqe ashtu sikurse u qëlluan fëmijët sërbë", ka bërë të ditur Petkoviq.