Sulmi i radhës ndaj sërbëve, Stefan Tomiq rrihet pas liturgjisë së Krishtlindjes

Pretučeni Stefan Tomić
Burim: Kancelarija za KiM

Mbrëmjen duke u gdhirë lindja e Krishtit, është shënuar një tjetër sulm ndaj një të riu sërb. Bëhet fjalë për Stefan Tomiq 18 vjeç nga Kllokoti i cili është rrahur nga një grup shqiptarësh ndërkohë që me të vëllanë ai ishte duke u kthyer pas lirurgjisë së mbajtur me rastin e Krishtlindjes në kishën e Shën Petros dhe Pavles.

Siç bën të ditur Zyra për Kosovë e Metohi, incidenti ndodhi në orën 02:30 pas mesnate.

"Pas shërbimit të bërë në kishë, i riu mori drejtimin për tek halla kur është goditur nga një grup shqiptarësh ku njërin prej të cilëve rezultoi të jetë roje në një restorant vendor. Stefani u lëndua në sy, duar, këmbë dhe bark ndërkohë që ndihma e shpejtë i’u dha në qendrën spitalore në Viti", thuhet në deklaratë.

Siç thuhet më tej, drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka biseduar me familjen Tomiq ku i ofroi mbështetjen e shtetit të Sërbisë i cili do të jetë prezent për t’i ofruar ndihmë.

E gjithë ngjarja është denoncuar në polici e cila deri në orët e hershme të mëngjesit ka marrë në pyetje Stefanin rreth sulmit ndaj tij.

"Edhe ky sulm torturues ndaj fëmijëve sërbë në Kosovë e Metohi, është tregues i histerisë antisërbe që mbretëron në Kosovë e Metohi veçanërisht ndaj sërbëve poshtë lumit Ibër të cilët ndjehen të rrezikuar. Prandaj shtrohet pyetja se çfarë po bën bashkësia ndërkombëtare për të parandaluar sulme të tilla ndaj sërbëve dhe për të rritur sigurinë e tyre e cila është detyrë dhe obligim parësor i tyre", thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovë e Metohi.