Bashkëshortja e Deleviqit të lënduar: Shqiptarët na kanë dërguar mesazhe kërcënuese, trembem për sigurinë e familjes
Ana Deleviq, bashkëshortja e të lënduarit Miljan Deleviq, ka thënë se i trembet sigurisë së familjes pasi asaj dhe të shoqit i cili ndodhet i shtruar në VMA në Beograd, shqiptarët përmes rrjeteve sociale i kanë përcjellë mesazhe kërcënuese.
"Kam frikë, si mos të kem frikë, në shtëpi jam me fëmijën tim 7 vjeçar” ka thënë Deleviq për Kosovo onlajn.
Ajo ka theksuar se profili i saj momentalisht është i bllokuar dhe nuk mund të vendosë postime dhe as t’u përgjigjet mesazheve.
Ajo sot ka vizituar të shoqin i cili ndodhet për kurim të mëtejshëm në Spitalin Ushtarak të Beogradit.
"Tani për tani, ai është mirë. E pashë vetëm pesë minuta aq sa më lejuan ta shikoja pasi ishte nën terapi intensive. Sot e transferuan në VMA e ndërsa unë u ktheva në shtëpi", ka thënë Deleviq.
Kjo e fundit ka shtuar se me këtë rast, është takuar edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviqin i cili i tha asaj se qeveria e Sërbisë zotohet për paqe dhe stabilitet në Kosovë.
Deleviq ripërsëriti shqetësimin e saj për mesazhet kërcënuese duke thënë se në Mitrovicën veriore nuk ka organe kompetente dhe polici për t’iu drejtuar për ndihmë dhe mbrojtje.
"Asgjë, kyç derën e shtëpisë me çelës. Im bir dje dhe sot, nuk ka shkuar në shkollë. Ai është në klasë të parë, është i vogël, fëmijët këtu janë politikanë më të mëdhenj sesa të rriturit pasi gjithçka kuptojnë, ndoshta nuk do të shkojë në shkollë as javës tjetër", ka thënë Deleviq.
Në bisedën e djeshme, ajo na tha se djali i saj në televizor pa të atin e plagosur dhe se e kishte shumë të vështirë më pas për t’a qetësuar atë.
Sot na tha se fëmija i shkurajti të atit një letër të cilën e la tja jepte Deleviqit të lënduar.

0 komentet