Petkoviq: Milani u qëllua vetëm se është serb, duhet të reagojë bashkësia ndërkombëtare

Petković u poseti Miljanu Deleviću
Burim: Kosovo Online

Drejtori i zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq sot ka vizituar Milan Delleviqin në spitalin e Kralevës, i cili u plagos dje nga pjesëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU në urën e Bistricës dhe deklaroi se Delleviq ka marrë një plumb vetëm sepse është serb, dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë, sepse plumbi mund t'i kishte kushtuar jetën.

Ai tha se anëtarët e ROSU-së nuk kanë çfarë të bëjnë në veri të krahinës jugore serbe dhe se ata i kishin vendosur pikat e tyre në atë territor vetëm për të ngacmuar dhe terrorizuar popullin serb. Ai ka treguar se i plagosuri Delleviq ia ka konfirmuar personalisht sot se policia e Kosovës ka qëlluar e para dje.

"Kur ta shikoni veturën, do të shihni se ajo është e qëlluar nga mbrapa dhe se policia e Kosovës në fakt ishte e para që nisi një sulm me qëllimin për të vrarë Milanin dhe Dushanin. Milani tani ma ka konfirmuar këtë", ka thënë Petkoviq.

Drejtori i zyrës për Kosovë e Metohi tha se ka edhe pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura nga policia e Kosovës, andaj ka theksuar se ato pamje duhet t'i tregojnë, “e jo të vazhdohet me propagandë, duke dashur të mbulojë të vërtetën se policia e Kosovës po ngacmon popullin serb në baza ditore në veriu i Kosovës".

Ai theksoi se nuk është detyrë e policisë së Kosovës që të sulmojë dhe qëllojë fëmijët serbë dhe të keqtrajtojë popullin serb as në jug e as në veri të Kosovës.

“Detyra e tyre nuk është të gjakosin popullin serb, ata nuk kanë çfarë të bëjnë në veri të Kosovës dhe Metohisë”, thotë Petkoviq.

Ai beson se situata e djeshme ishte shumë më tepër se një provokim dhe se plumbi i marrë nga Milan Delleviq mund të ishte fatal për të. Ai falënderoi Drejtorin e spitalit dhe Kryetarin e komunës së Kralevës për ndihmën e dhënë ndaj djalit të plagosur dhe shtoi se Delleviq do të transferohet në VMA.

Ai vlerësoi se kjo ngjarje fatkeqe është paralajmërimi i fundit për bashkësinë ndërkombëtare se dikush do të pësojë nga arroganca e Albin Kurtit dhe anëtarëve të ROSU-së.

Ai deklaroi se ROSU ka ngritur një pikë kontolli në urën e Bistricës dhe në rrugën për në Bërnjak, ku keqtrajtojnë popullin serb, i mbajnë njerëzit për disa orë, i kontrollojnë dhe i zhvishen deri në lëkurë.

"Ata po e bëjnë këtë për të paraqitur se si Kurti ka pushtet në veri të Kosovës e Metohisë dhe si sundon në atë territor. Sipas asnjë marrëveshje, ata nuk kanë çfarë të bëjnë në veri të krahinës jugore serbe", përsëriti Drejtori i Zyrës për Kosovën e Metohinë.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë dhe të ndalojë “këtë të keqe që vjen nga Prishtina”, sepse vetëm kështu mund të ruhet paqja dhe jeta e popullit tonë.