Bashkëshortja e të plagosurit Milan Delleviq: Po na qëllojnë sikur mos jemi popull!
Burim: Fejsbuk
Bashkëshortja e Milan Delleviqit, i cili ka qenë plagosur sot në urën e Bistricës, kur pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës qëlluan në veturën në të cilën ishte, Ana Delleviq, ka publikuar një video në Facebook ku tregon Milanin duke u ndihmuar nga mjekët.
Ajo i tha të birit të saj nuk mund ta rrëmbejnë babanë.
“Burri im që u plagos nga kriminelët Rosu. Ku ne jetojmë, o popuj, na vrasin dhe na gjuajnë si të mos jemi popull! Atë që i është bërë burrit tim Milan Delleviq, nuk do të kalojë pa pasoja, nuk mund ta rrëmbejnë babain e birit tim Markut, që fëmija im të mbetet pa babain për hir të politikës”, ka shkruar Ana Delleviq në llogarin e saj në Facebook.
Ana Delleviq ka shpërndarë në Facebook edhe një raport nga media për sulmin ndaj bashkëshortit të saj, ku shihet një foto e Milan Delleviqit me fëmijën dhe pyeti “terroristë, a doni që fëmija im të mbetet pa babain”.
“Biri im pranë babait të tij, terroristë, a doni që fëmija im të jetë pa babain, kanë qenë mallkuar”, ka shkruar ajo.
komentet