Lista Serbe: Prej muajsh kemi insistuar që Forcat speciale të tërhiqen nga veriu, plagosja e Delleviqit ishte pika e fundit

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Serbe ka bërë të ditur se shpërthimi zjarri i forcave speciale të Albin Kurtit ndaj serbëve në pikën e kontrollit ilegal në urën pranë lumit të Bistricës, në të cilin u plagos rëndë Milan Delleviq, është pika e fundit pas një serie sulmesh ndaj serbëve që nga viti i ri.

“Pasi një pjesëtar i të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës qëlloi fëmijët serbë në Shtërpcë në ditën para Krishtlindjes, sot forcat speciale të Kurtit qëlluan një automjet në të cilin ndodheshin dy serbë me qëllim për të vrarë. Ne kemi paralajmëruar prej javësh për sjelljen joprofesionale të forcave speciale të Kurtit, të cilët me veprimet e tyre tentojnë të frikësojnë popullin serb dhe të shkaktojnë incidente dhe insistojmë që bashkësia ndërkombëtare të dënojë brutalitetin e këtyre kriminelëve me uniformë, fatkeqësisht nuk ka përgjigje dhe nuk është për t'u habitur sulmi brutal i sotëm, i cili është vetëm vazhdimësi e histerisë antiserbe të regjimit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe, siç thuhet, për mujash ka insistuar në të gjitha takimet që njësitë speciale të tërhiqen nga veriu i Kosovës për shkak se janë atje ilegalisht dhe sepse shkaktuan një sërë incidentesh, por, siç shtojnë, të gjithë heshtin.

“Natyrisht, ata po dërgojnë mbështetje të heshtur për ata që do të shkaktonin kaos në këto zona, duke injoruar paralajmërimet tona. Sulmi brutal i sotëm mbi jetët e serbëve shkaktoi zemërim dhe indinjatë tek qytetarët tanë, të cilët gjithnjë e më shumë ndjejnë se duhet të mbrohen nga veprimet kriminale të forcave speciale të Kurtit dhe regjimit të tij diktatorial antiserb, dhe në përputhje me qëndrimin e ish-presidentit amerikan Xheferson, “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”, thuhet në njoftim.

Lista serbe kërkon tërheqjen e menjëhershme të, siç thonë, forcave speciale të Kurtit nga veriu i Kosovës dhe Metohisë dhe arrestimin dhe sanksionimin e atyre që tentuan të vrasin Milan Delleviqin dhe bashkëudhëtari e tij sot. Ata paralajmërojnë se prania e vazhdueshme e këtyre formacioneve mund të çojë në një sërë ngjarjesh që do të kërcënojnë në mënyrë të pakthyeshme paqen në këto zona.