Delleviq: Prokuroria e akuzon Kurtajn për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Miloš Delević
Burim: Kosovo Online

Avokati Millosh Delleviq, përfaqësues i Stefan Stojanoviqit i cili u lëndua në Gotovusha një ditë para Krishtlindjes të vitit të kaluar, ka thënë për Kosovo onlajn, se sot nisi shqyrtimi themelor ndaj pjestarit të FSK Azem Kurtaj ku akuzohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Sot nisi shqyrtimi themelor ndaj Azem Kurtajt, i cili më 6 janar, një ditë para Krishtlindjes, plagosi dy të rinj sërbë, më saktësisht një fëmijë 11-vjeçar dhe një djalë 21-vjeçar. U dhanë fjalët hyrëse të Prokurorisë, të mbrojtjes dhe të përfaqësuesve të të dëmtuarve. Kurtaj ndërkohë prej më shumë se një viti mbrohet nën liri të plotë pa asnjë kufizim, megjithatë ky nuk është problemi më i madh. Problemi më i madh është aktakuza e Prokurorisë Themelore në Ferizaj e cila e ngarkon Kurtajn për veprën më të lehtë penale bazuar në këtë gjendje faktike. Akuzohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dënimi për të cilin është nga gjashtë muaj deri në pesë vite burg” tha Delleviq.

Sikurse ka thënë shumë herë ka theksuar dhe i ka propozuar prokurorit të shtetit ndryshimin e kësaj aktakuze sa i përket kualifikimit ligjor të veprës, dhe të akuzojë Kurtajn për veprën e vetme të mundshme, atë të vrasjes së rëndë në tentativë, duke pasur parasysh se ka qëlluar me armë zjarri një fëmijë të mitur.

“Prokurori ka qëndruar i heshtur edhe me këtë aktakuzë, të cilën e konsideroj të paligjshme. Unë jam ankuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës, kam mbetur pa përgjigje. Jam ankuar edhe tek EULEKS i cili më është përgjigjur se do ta monitorojë gjykimin. Shtrohet pyetja, duke qenë se unë jam avokat mbrojtës në disa raste të tjera, si mund të mbajë përgjegjësi për një vepër penale që dënohet me të paktën nga pesë vjet burg e deri në 25 dhe dikush që ka plagosur një fëmijë dhe një të ri është përgjegjës për vepër penale të dënueshme me burgim deri në pesë vjet, minimumi gjashtë muaj”, thekson ai.

Duke qenë se Kurtaj nuk e ka pranuar fajin as për këtë vepër penale, Delleviq thotë se procedura në këtë rast do të vazhdojë, do të dëgjohen të dëmtuarit dhe dëshmitarët e propozuar, ndërsa procedura do të vazhdojë më 22 dhe 23 janar.