Azem Kurtaj i cili shtiu tek fëmijët sërbë në Gotovushë sërish para gjykatës në Ferizaj se nuk është fajtor

Azem Kurtaj u sudnici
Burim: Printskrin/Demokracia

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt sot u mbajt shqyrtymi i kërkesës për rastin ndaj të cilit ndiqet pjestari i FSK Azem Kurtaj i cili një ditë para Krishtlindjes në vitin 2023, lëndoi dy sërbë në fshatin Gotovusha në Komunën e Shtërpcës. Kurtaj u deklarua se nuk është fajtor për asnjë pikë të akuzës.

Avokati i Millosh Stojanoviqit njërit prej të dëmtuarve, Velko D. Radiq tha se përfaqësuesit e të dëmtuarit kontestuan kualifikimin ligjor të veprës penale.

Avokati Radiq tha se procedura penale ka vazhduar dhe se i akuzuari edhe një herë është deklaruar i pafajshëm.

“Në vazhdim të procedurës penale ndaj të akuzuarit Azem Kurtaj, i cili akuzohet se në ditën para Krishtlindjes më 6 janar 2023, ka shtënë me armë zjarri dhe plagosur një djalosh dhe një të ri në rrugën magjistrale afër fshatit Gotovushë. Gjykata Themelore në Ferizaj vazhdoi procedurën. Në seancën e sotme për shqyrtimin kryesor është lexuar sërish aktakuza e prokurorisë qëndrore ku i akuzuari sërish është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave. Prokuroria si dhe ne që përfaqësojmë palët e dëmtuara, si dhe mbrojtjen e të akuzuarit, dhamë fjalën hyrëse. Unë dhe kolegu në këtë kontestova kualifikimin ligjor të veprave penale, pra se si e akuzon prokuroria dhe e kontestova kualifikimin juridik në kuptimin që besoj se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë në raport me palën që unë përfaqësoj ku është Millosh Stojanoviq” tha Radiq.

Ky i fundit tha se vazhdimi i gjykimit është lënë për në 22 dhe 23 janar të vitit 2025.

"Në vazhdim të gjykimit duhet të prezantohen provat e propozuara nga prokuroria, përfshirë provat materiale dhe dëgjimin e palëve, të dëmtuarve dhe dëshmitarëve”, tha Radiq.

Prokuroria akuzon Azem Kurtajn për përdorim të armëve të zjarrit dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Sipas vendimit të gjykatës, Kurtajt i është anuluar masa e arrestit shtëpiak dhe mbrohet në liri. Stefan dhe Millosh Stojanoviq u plagosën në Gotovushë kur po ktheheshin në shtëpi nga prerja e pemës së Krishtlindjes. Azem Kurtaj ka shtënë mbi ta nga automjeti dhe ka plagosur të dy të rinjtë. Njëri është plagosur në dorë, ndërsa tjetri ka pësuar plagë në shpatull.