Delleviq: Vendimi i sotëm paralajmërim për të gjithë zyrtarët policorë që punojnë në Kosovë
Avokati Millosh Delleviq që përfaqësonte Millan Jovanoviqin-sërbin që u lëndua nga ana e policit kosovar në postbllokun e Bistricës, thotë se është i kënaqur me vendimin pasi synimi primar ka qenë të dëshmohet e vërteta.
“Jemi të kanaqur me vendimin e Gjykatës themelore në Mitrovicën e Veriut. Pepaj u dënua me tre vite burg, ndërsa të tjerët u lanë të lirë. Qëllimi ynë primar në këtë procedurë penale ka qenë që të dëshmojmë të vërtetën-që Millan Jovanoviq u lëndua në postbllokun e Bistricës dhe që Korab Pepaj shtiu ndaj tij. Dënimi maksimal nuk ishte primar për ne dhe nëse do të ankimojmë vendimin rreth sanksionimit, këtë do t’a vendosim në marrëveshje me të dëmtuarin Jovanoviq. Ky vendim mund të jetë paralajmërim për të gjithë zyrtarët policorë që punojnë në Kosovë që të mos marrin në dorën e tyre drejtësinë dhe që duhet të kufizojnë arbitraritetin” ka thënë ai.
Gjykatësi Mentor Hojra në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e Veriut, ka lexuar sot vendimin për këtë rast, ku fajësohet Korab Pepaj i cili do të vuajë dënimin me burg 3 vjeçar.
0 komentet