Polici kosovar që lëndoi Millan Jovanoviqin dënohet me tre vjet burg
Burim: Kosovo Online
Në Gjykatën themelore të Mitrovicës së Veriut polici kosovar Korab Pepaj u shpall fajtor për veprën penale të vrasjes në tentativë dhe u dënua me tre vjet burg. Pepaj më 10 prill të vitit 2023 në pikën e kontrollit afër urës së Bistricës shtiu me armë duke lënduar Millan Jovanoviqin.
Koha e kaluar në paraburgim përllogaritet tek dënimi. Pepaj u lirua nga akuzat për veprën penale të manipulimit të provave.
Faton Maloku dhe dy policët e tjerë u liruan nga akuza për moskallzim të veprës penale.
Nga ana tjetër, Pepaj është i detyruar të paguajë shpenzimet gjyqësore prej (380 eurosh), si dhe t'i paguajë 50 euro fondit të kompensimit të viktimave të krimit
Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Apelit brenda 30 ditësh.
0 komentet