Dragisha Millenkoviq u arrestua në Graçanicë për një krim lufte të supozuar
Burim: Kosovo Online
Në Graçanicë sot forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë arrestuar serbin Dragisha Millenkoviq (51), kanë konfirmuar për Kosovao online familjarët e tij.
Millenkoviqi u arrestua pak pas orës 10:00 dhe siç konfirmohet nga familja, ai akuzohet për krime lufte të supozuara.
Në arrestim kanë marrë pjesë pjesëtarë të Njësisë Speciale për Krime të Policisë së Kosovës.
Fqinjët e shqetësuar dhe vendasit u mblodhën para shtëpisë së familjes Millenkoviq pas arrestimit.
Për shkak të tronditjes së përjetuar, nëna e Dragisha Millenkoviqit u transferua në spital.
“Për shkak të shokut të arrestimit, asaj iu shfaq presioni i lartë i gjakut, sheqeri”, ka thënë mjekja kujdestare në urgjencë, Marina Mandiq.
komentet