Arrestohet një serb nga Kamenica, avokati Arsiq thotë se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme
Burim: RTK2
Serbi M.M. (1955) është arrestuar dje në fshatin Bosca (Huboci) afër Kamenicës (Dardanës), ndërsa avokai Vasillije Arsiq ka thënë për Kosovo online se Prokuroria aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme kundër klientit të tij.
Arsiq, i cili ishte i angazhuar nga Zyra për Kosovë dhe Metohi, thekson se ka pasur një bisedë me prokurorin që udhëheq hetimet, gjegjësisht procedurën kundër M.M. nga fshati Boscë, komuna e Kamenicës, dhe se i është thënë se ka marrë pjesë në veprën penale të “shkatërrimit të varrit”.
“Më thanë se ka marrë pjesë në veprën penale të ‘shkatërrimit të varrit’, por që tani për tani Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme se është krim lufte, dmth nuk ka prova të mjaftueshme se ai ka marrë pjesë në kryerjen e një krimi lufte”, tha Arsiq.
Ai ka deklaruar se ka qenë në dijeni të faktit se Prokuroria ka kryer hetime për një kohë të gjatë në vendin e varrit që u shkatërrua, pra ku “njeriu është varrosur dhe zhvarrosur”.
komentet