Drejtonin mjetet përmes Mitrovicën e Veriut me flamuj shqiptarë, Policia Kosovare shoqëron 11 persona
Ndihmës drejtori i Policisë Kosovare për Rajonin e Veriut Veton Elshani, ka thënë për Kosovo onlajn se policia kosovare ka shoqëruar gjithsej 11 persona pasi kanë bërë xhiro me autoveturat e tyre në Mitrovicën e Veriut dhe aty kanë provokuar qytetarët me flamujt dhe emblemat e Kosovës.
“Përgjatë gjithë ditës është festuar Dita e Pavarësisë, kemi patur raste që kemi kthyer njerëz në pjesën jugore të Mitrovicës pasi mbanin në automjete flamuj dhe emblema të Kosovës. Rreth orës 15 tre autovetura kanë humbur nga vrojtimi policor dhe kaluan në pjesën veriore të Mitrovicës. Një autoveturë e ndalëm dhe kërkuam dokumentet, por njerëzit brenda saj refuzuan t’i jepnin policisë letërnjoftimet e më pas u shoqëruan në stacionin policor të Mitrovicës së Veriut. Të gjithë ishin minorenë, të katër personat që gjendeshin në automjet, për pasojë tashmë presim që të vijnë prindërit e tyre që të marin autoveturën pasi ata nuk kanë leje drejtimi. Pas kësaj kemi ndalur edhe një automjet në të cilin kishte shtatë persona, pra gjithsej kemi 11 të shoqëruar me këtë rast” ka thënë Elshani.
Pyetjes nëse policia ka reaguar pas asaj që dikush prej qytetarëve denoncoi rastin, Elshani thotë se askush nuk ka bërë denoncim.
“Ne në kamera kemi parë autovetura ndërsa janë pikasur edhe nga punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në rrugë dhe janë ndaluar. Ata me gjasa do të lihen të lirë. Ne përgjatë gjithë ditës kemi kthyer njerëzit që tentonin të provokonin me flamuj por dhe me emblema. Megjithatë këto tre automjete u pikasën ndaj dhe u ndaluan. Ftoj njerëzit që nëse vërejnë raste të reja provokimi, le të telefonojnë policinë dhe të mos e marrin ligjin në duart e tyre” konkludoi Elshani.
0 komentet