Duke pritur epilogun-17 vite prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Dan albanske zastave u Prištini
Burim: Kosovo Online

As 17 vite pas aprovimit të Deklaratës së pavarësisë së saj, Kosova nuk ndodhet në listën e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara. Arsyeja kryesore për të, besojnë analistët, është sepse nuk është njohur nga Sërbia. Dhe nuk është se aleatët kosovarë nuk e kanë “bindur” atë. Ambiciet e Prishtinës në vitin 2008 ishin të mëdha, entuziazmi i madh apo sikurse thotë një bashkëbiseduesi ynë, nisi me vetbesim të tepruar. Vëmendja e partnerëve kosovarë ndërkohë është pushtuar nga tema dhe kriza të tjera, ndërsa klima e re gjeopolitike nuk ofron garanci.

Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq

Sipas të dhënave nga Banka Botërore, Kosova ka nivelin e prodhimit të brendshëm bruto më të ulëtin në rajon dhe përqindjen më të lartë të papunëve në rajon me gati 37% të forcës aktive. 

Në vend të fundit të Europës për të ardhurat mujore dhe vendi më i varfër në Europë. 

Qytetarët në Prishtinë me të cilët folën reporterët e Kosovo onlajn thonë se pritshmëritë prej më shumë se 17 vitesh janë përmbushur pjesshëm. 

“Pa problem, jetohet normal. Duhen dhe disa dëshira të popullit për t’u përmbushur. Populli është pjesërisht i gëzuar, duhet diçka më shumë të bëhet” ka thënë njëri prej ta. 

Kosova është njohur nga më pak se gjysma e anëtarëve të Kombeve të Bashkuara pra prej 83 shtete.

Nuk e njohin pesë anëtare të Unionit europian-Greqia, Qipro, Sllovakia, Rumania dhe Spanja dhe pa Aminin e tyre nuk mund të jenë pjesë e familjeve të shteteve europiane. 

Kosova është anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Europiane për rindërtim e zhvillim, Organizatës së Dogavane Botërore, Cefta, Komitetit Olimpik, anëtare e Asamblesë Parlamentare e NATO... Porta e Këshillit të Europës, OSBE, Interpolit, Unesko..,për Kosovën ende mbeten të mbyllura. 

Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për Studime Europiane, Millan Igrutinoviq, thotë për Kosovo onlajn se tema e Kosovës gjatë viteve të fundit humbi në pyllin e krizave të panumërta që prej vitit 2008 tronditën fillimisht Amerikën e më pas Europën dhe se në këtë moment, vështirë të shikohet nëse është diçka serioze, mund të ndryshojnë pasi çdokush qëndron në pritshmëritë e veta dhe në të njëjtat pozita. 
“Nisi me besimin e tyre të tepruar, se vendimi i tyre ishte mjaft i fortë, se në një të ardhme relativisht të afërt Sërbia thjesht do të pajtohej me të dhe në një farë mënyre do të pajtohej me të nën negociata të caktuara” thotë Igrutinoviq.

Ky i fundit kujton se momenti historik kur Kosova shpalli pavarësinë ishte para krizës ekonomike globale, kulmi i fuqisë amerikane, kur lufta në Irak ende nuk ishte afër fundit, por kur SHBA ende mendonte se mund të rimodelonte marrëveshjet rajonale në Lindjen e Mesme sipas aranzhmanit të dëshirës së saj.
“Në fund rezultoi se nuk ishte kështu. Me rënien e administratës së Bushit e cila përfundoi me fillimin e krizës ekonomike globale dhe gjatë dy mandateve të Obamës, Amerika u kthye më tepër nga vetja. Nga ana tjetër, publiku global nuk ishte shumë i interesuar për atë që e shikonte si aventurizëm amerikan, me bombardimin e (RFJ) në vitin 1999 dhe agresionin që ishte jashtë mandatit të Këshillit të Sigurimit dhe që nuk kishte mbështetje të gjerë nga komuniteti më i gjerë global. Edhe pse në Europë shumica e vendeve e kanë mbështetur në ndonjë moment” thotë bashkëbiseduesi ynë.

Sërbia, thekson ai, gjeti platformën globale përmes Kombeve të Bashkuara për të treguar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk mund të ndodhë kaq shpejt dhe ka gjetur partneritet bilateral me Rusinë dhe Kinën, të cilat i kanë verifikuar të gjitha këto.

“Unioni Europian shpresonte se përmes ndërmjetësimit të vet prej vitit 2010, do të ishte në gjendje t’a bindë Sërbinë ndonëse BE mbante një lloj statusi të neutralitetit formal edhe pse në thelb Komisioni Europian e trajton Kosovën si shtet të pavarur në praktikë dhe terren. Me zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor që po zvarritet, me krizat ekonomike dhe krizën e emigrantëve që pushtuan vëmendjen, me krizën e Ukrainës që në fund u përshkallëzua në luftë të hapur kur Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2021, tema kosovare dhe tema e Ballkanit në një farë mënyre humbi gjithë këto. Dhe ngelën në pozicione sikurse kanë qenë para 15 vitesh jo shumë të ndryshuara në raport me këtë" konstaton Igrutinoviq.
Pozita e Sërbisë, para kësaj sikurse shënjon, është plotësisht legjitime si përsa i përket të drejtës ndërkombëtare dhe përsa i përket Kushtetutës. 

"Ky pozicion ka dhe mbështetje të gjerë demokratike dhe vështirë të mendohet tani ndonjë parti apo grup partish që do të thoshnin publikisht: "ne jemi që kjo politikë të ndryshojë dukshëm". Me këtë konsensusi shoqëror praktikisht duhet të përllogarisë dhe partnerët e huaj të interesuar dhe në fund të fundit dhe vetë Prishtina” thotë bashkëbiseduesi ynë. 

Pozicionimi i Kosovës në skenën ndërkombëtare, siç vlerëson, do të vazhdojë të shkojë ngadalshëm, sepse marrëdhëniet në terren janë përkeqësuar në 15 vitet e fundit, para së gjithash për shkak të politikave specifike të Albin Kurtit dhe shtysës së tij, siç thotë ai, për të qenë lider politik plotësisht dominues në Kosovë, i cili tenton që pushtetin e vet në brendësi t’a konsolidojë me "politikën e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të Kosovës".

“Atëherë vështirë të shihet se me të tillë strukturë politike mund të dakordësohet relaksim i marrëdhënieve në terren dhe relaksim i pozitave të komunitetit sërb, mbi të gjitha sesi përshembull të themi se në Sërbi të krijohen kushte për të thënë: “epo këto raporte nuk janë dhe kaq të këqija, ne mund të jetojmë me të, eja të shikojmë në disa marrëdhënie miqësore, fqinjësore, nëse mund t'i rregullojmë në ndonjë formë njohjeje në një moment që të ndërmarrim sesi këto gjëra të mund të zgjidhen mbi këto baza”. Dhe përderisa është kështu, mendoj se është shumë iluzore të pritet ndonjë ndryshim në pozicionet në Beograd”, vlerëson Igrutinoviq.  

Zoran Saviq nga OJQ Aktiv thotë se është herët të spekulohet rreth asaj nëse ndryshimet e ardhshme gjeopolitike do të ndikojnë deri në zgjidhjen e statusit të Kosovës shpejt apo ngadalë. 
Sikurse thekson, arsyeja kyçe përse  Kosova nuk e ka pavarësinë e plotë pas 17 vitesh është që Sërbia nuk e njeh pavarësinë e saj. 

“Edhe pse në anën tjetër kemi edhe Marrëveshjen e Brukselit e cila faktikisht mbyll institucionet e Republikës së Sërbisë në Kosovë, ku një numër i madh i njerëzve janë integruar në sistemin kosovar, faktikisht nuk kemi pavarësi zyrtare të Kosovës. Egzistojnë dhe pesë anëtare të Unionit Europian që nuk e kanë njohur Kosovën, kjo është gjithashtu një nga arsyet” tha Saviq për Kosovo Onlajn. 

Ai kujton se njohjen e fundit Kosova e ka marrë prej Izraelit dhe kjo ndodhi katër vite të shkuara. 
Sipas vlerësimeve të analistit Shkëlzen Maliqi, Kosova nuk mundi të vulosë shtetësinë për 17 vite dhe dështimi më i madh është se vitin e kaluar nuk e shfrytëzoi mundësinë për hyrje në Këshillin e Europës. 

“Anëtarësimi në Këshillin e Europës do të ishte pothuajse korridor për njohje në Kombet e Bashkuara, sepse do t’a votonin dhe vendet anëtare të BE që nuk e njohin Kosovën” tha Maliqi për Kosovo Onlajn. 
Sikurse thekson, Albin Kurti nuk ka dashur të përcjellë për  vlerësim në Gjykatën Kushtetuese propozimin europian për draft-statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe çka ishte dështim i madh i qeverisë.

“Nuk mundën të merrnin asnjë njohje dhe procesi i dialogut u bllokua ndonëse në letër pak a shumë është zgjidhur gjithçka” shton ai.

A po shkojnë në interes të Kosovës rrethanat gjeopolitike, Maliqi thotë se është çështje e madhe “për shkak të kaosit të krijuar nga administrata amerikane, jo vetëm ekonomikisht, por edhe në raportet politike”.

“Çështja është nëse NATO do të mbijetojë, a do të ketë ndonjë turbulencë tjetër, kur lufta në Ukrainë të përfundojë... Ka shumë të panjohura dhe gjithçka mund të ndodhë”, thotë Maliqi.
Si të suksesshme në planin e brendshëm, e shikon Kosovën sot Mazllëm Baraliu profesori universitar nga Prishtina pasi thotë se për 17 vite institucionet e saja arritën përmirësime në fushën e demokracisë dhe aprovimin e ligjeve nga më progresivet. 

Ai vlerëson se Kosova është dëshmuar se është faktor stabiliteti në Ballkan. 

“Ajo që mungon dhe për të cilën çdo qeveri do të duhet të angazhohet më shumë, është zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti social. Ka ndodhur që këto vite sidomos 2015, ka pasur eksod të madh të të rinjve, të të gjitha nacionaliteteve dhe komuniteteve, nga Kosova për shkak të problemeve ekonomike. Ky është proces negativ që duhet të zgjidhet me politika të mira dhe me të cilat duhet të merret qeveria që do të vijë. Tashmë jemi vendi më i varfër në Europë dhe mungesa e burimeve njerëzore është disavantazhi më i madh. Ky është komponent që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit dhe që Kosovës do t'i duhet në të ardhmen të zvogëlojë përqindjen e prapambetjes në krahasim me vendet e tjera të Europës dhe botës”, thotë Baraliu për Kosovo Onlajn. 

Me rrethanat e reja gjeopolitike, sikurse beson, Kosova do t’a ketë më të vështirë. 

“Mendoj se do të shkojë më keq, sepse politikanët si në Kosovë dhe në Sërbi dhe në mbarë Ballkanin, mendojnë se jemi një lloj faktori, ndërsa në fakt nuk jemi në kuptimin e gjeopolitikës botërore që po shpaloset rreth nesh. Nuk jemi asnjë faktor, as si Ballkan dhe as individ. Jemi të vegjël si popull dhe si vend dhe pa ndikim. Ndaj, duhet të kujdesemi që të rreshtohemi me prirjet e caktuara të globalizimit botëror dhe të kemi marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, pasi jemi fqinj, përndryshe, si vende të pazhvilluara, do të jemi pamjaftueshëm të zhvilluar dhe ushqim për të tjerët. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të zgjuar në udhëheqjen e diplomacisë dhe politikës së jashtme, çdo vend, veçanërisht këtu mendoj për Kosovën dhe Sërbinë”, thotë Baraliu.