Edhe një tjetër familje sërbe në shënjestrën e grabitësve, vidhet shtëpia e Zhikica Steviqit nga Llapllasella

Gračanica
Burim: Kosovo Online

Shtëpia familjare Zhikica Steviq në Llapllasellë afër Graçanicës, mbrëmë është gjendur në shënjestrën e grabitësve e me këtë rast është vjedhur arma e gjahut së bashku me municione të cilën Steviq e posedonte me leje.

Policia po ndërmerr procedurat në vendngjarje, megjithatë Steviq nuk pret që autorët të zbulohen.

"Ishim në Beograd dhe kur erdhëm sot kur çfarë të shifnim. Vjedhja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërkohë që nuk ishim" ka thënë shkurt Steviq për Kosovo onlajn.

Mbrëmë është grabitur edhe shtëpia e familjes Maksimoviq nga Suhadolli afër Lipjanit ndërkohë që grabitësit morën me vete të holla dhe bizhuteri, si dhe banesa familjare e Boban Sllaviqit nga Lepina.