Banorët e Batusit: Kemi frikë të dalim nga shtëpitë tona për shkak të grabitjeve të mundshme

Batuse
Burim: Kosovo Online

​​​​​​​Grabitjet e shtëpive serbe në javët e fundit janë dukuri e shpeshtë në Kosovën qendrore. Gjatë natës së kaluar autorë të panjohur kanë hyrë dhe kanë grabitur shtëpinë e Davor Deliqit, ndërsa grabitjen e shtëpisë së tij e ka penguar Stefan Llaziq nga Batusi.

Familja Laziq nga Batusi ka qenë tashmë pesë herë shënjestër e grabitësve. Megjithatë natën e kaluar, grabitësit nuk kanë arritur të vjedhin asgjë, sepse Stefan Llaziq e ka penguar grabitjen.

Stefani ka treguar për Kosovo online se mbrëmë kur po kthehej nga një shëtitje ka dëgjuar lehjen e qenve dhe më pas ka dëgjuar hapat e hajdutit duke ikur në drejtim të oborrit fqinj.

Ai thekson se kujdeset për sigurinë e tij.

"Nuk ndihem i sigurt. Nuk ndihemi të sigurt prej vitesh. Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Tashmë kemi qenë shënjestër e grabitësve. Ata na grabitën dyqanin, butikun, na vodhën lopët, furgonin. Nuk mund të shkojmë askund tani, nuk mund ta lëmë shtëpinë”, thotë Stefan.

Sllagjana Llaziq shton se grabitësit mbrëmë kanë thyer dritaren e banjës, por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

“Mbrëmë ishte hera e pestë. Hera e parë që na grabitën ishte në vitin 2000, kur na morën lopën dhe viçin, grabitja e radhës ishte në vitin 2008, kur na vodhën furgonin dhe gjithçka gjetën në kasolle, nga një aparat saldimi, maqinë shpuese, madje edhe miell dhe fasule. Gjithashtu, na grabitën butikun, na morën gjëra nga butiku, dy vjet më parë na grabitën dyqanin. Dhe mbrëmë erdhën të na grabisin shtëpinë”, tha një Sllagjana e tronditur.

Ajo thotë se ka frikë të largohet nga shtëpia dhe të shkojë në dyqan sepse nuk e di se çfarë do të gjejë kur të kthehet.

“Kjo është e tmerrshme. Nuk mund të dalim nga shtëpia. Tani ka ardhur koha që kur të shkosh në dyqan, apo në lagje për kafe, kur të kthehesh, nuk duhet të hysh në shtëpinë e lindjes, sepse nuk e di se çfarë të pret. Kjo është e tepërt,” thotë Sllagjana.

Ajo shton se janë shumë të mërzitur dhe të shqetësuar dhe se nuk i humb shpresat se autorët do të gjenden.

Kosara, nëna e Davor Deliqit, të cilit mbrëmë iu grabit shtëpia, teksa familja po festonte në Serbi, tha për Kosovo online se hajdutët i shpërndanë gjërat dhe i morën florinjtë nga shtëpia.

“Nuk e di saktësisht se çfarë është marrë, kam parë që kutitë ku ishte floriri ishin bosh. Fëmijët nuk janë në shtëpi, po pres të vijnë. Është e vështirë, është shumë e vështirë, jo vetëm këtu, por kudo është e vështirë”, thotë e shqetësuar gjyshja Kosara, dhe shton se shtëpinë e kanë pastruar të afërmit dhe një fqinj.

Familjet Laziq dhe Deliq, shtëpitë e të cilave ishin në shënjestër të grabitësve, sot i ka vizituar kryetarja Lilana Shubariq, e shoqëruar nga përfaqësuesi i fshatit Batus, Marko Arsiq.

Shtëpia e familjes Mitiq nga Llapllasella dy ditë më parë ishte në shënjestër të grabitësve.
ndërsa javën e kaluar është thyer shtëpia e familjes Miriq nga Batusi, si dhe e familjes Nedeljkoviq nga Preoci.