Grabitet familja Maksimoviq nga Sohodolli pranë Lipjanit, hajdutët morrën ar dhe të holla
Në Suhodoll të Lipjanit, mbrëmë është grabitur edhe një tjetër familje sërbe. Grabitësit kanë hyrë në banesën e Mitar Maksimoviqit dhe kanë marrë prej andej ar dhe të holla.
Ka qenë ora 13 e mesditës së sotme ku u konstatua grabitja prej të bijës së Mitarit, Milica Maksimoviq.
"Rreth orës 13 erdha në banesë hapa derën pasi babai ishte në punë ndërsa nëna në Mitrovicën e Kosovës tek motra. Vura re dritaren gjysmë të çelët dhe rjeta e shqyer. Kur hyrëm në shtëpi, pamë se të gjithë sirtarët ishin shpërndarë, shtretërit të zhvendosur, në dhomën ku flija me motrën, dysheku ishte kthyer përmbys. Dukumentet të gjitha të shpërndara në shesh, gotat, filxhanët" thotë nën ankth Milica për Kosovo onljan.
Ajo shton se grabitësit kanë marrë bizhuteri ari e argjëndi si dhe të holla.
"Nga kutia e bizhuterive kanë marrë ar, një byzylyk, tre-katër unaza, disa gjëra argjendi dhe rreth 2000 euro” shton ajo.
Pas denoncimit të grabitjes, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer hetimet.
Milica shton se kjo nuk është hera e parë që i grabitet familja e saj, por autorët nuk janë gjetur asnjëherë.
“Kjo nuk është grabitja e parë, traktorin na e morën dhjetë vjet më parë, autorët nuk u gjetën kurrë, kështu që nuk presim as tani” tha ajo.
Grabitjet e shtëpive sërbe kanë qenë një dukuri e shpeshtë në Kosovën qëndrore gjatë javëve të fundit. Mbrëmë është grabitur familja e Boban Slaviqit nga Lepnina.

0 komentet