Elshani: Ndalim 48 orë policor për dy meshkujt e arrestuar në Jarinjë

Eljšani
Burim: Kosovo Online

Dy meshkujt që u ndaluan dje në vendkalimin e Jarinjës, pasi i'u gjetën pesë thika dhe materiale me ato që policia i cilësoi si simbole nacionaliste, janë mbajtur në ndalim deri në 48 orë, konfirmoi për Kosovo Onlajn zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas fjalëve të Elshanit, prokurori e ka cilësuar rastin si mbajtje të paligjshme të armëve. 

Pas 48 orësh në ndalimi policor, do të lirohen dhe rasti do të trajtohet përmes procedurës së rregullt, shton Elshani. 

Sipas deklaratës së policisë, ndër sendet e gjetura tek ata, përveç pesë thikave, ishin edhe kamera "GoPro" me mbajtëse, dy bluza me simbole dhe mbishkrime nacionaliste, dy pajisje shumëfunksionale, një flamur sërb, një vulë me katër shkronja "S" dhe mbishkrimin "Shoqata e adhuruesve të arteve marciale mesjetare të Karlovacit të Sremit", si dhe një kartë identiteti.

Sot në Graçanicë u mbajt edicioni XI i Festivalit Ndërkombëtar të Kalorësve "Shild" i cili mblodhi pjesëmarrës nga Sërbia qëndrore, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut. 

Organizatori i festivalit, Boban Petroviq, deklaroi për Kosovo Onlajn se këtë vit, për shkak të situatës dhe protestave në Kosovë, festivali "Shild" u mbajt me më pak pjesëmarrës pasi dy persona nga Sërbia qëndrore u ndaluan pasi mbanin thika, të cilat i përdornin për rregullimin e pajisjeve në stendën e ekspozimit.