Lista Sërbe: Arrestimet dhe kontrollet në Kollashinin e Ibrit janë presion i paharrueshëm ndaj popullit sërb

MITROVICA
Burim: Srpska lista

Lista Sërbe deklaron se arrestimet, kontrollet e shtëpive dhe shoqërimet e sërbëve në Kollashinin e Ibrit paraqesin, sikurse bën të ditur, presion të paharrueshëm ndaj popullit sërb me synim frikësimin dhe zhvendosjen e tij nën vlerësimin se institucionet në Prishtinë nuk respektojnë procedurat bazike ligjore dhe të drejtat e qytetarëve.

Në deklaratë thuhet se institucionet në Prishtinë, nën maskën e hetimeve për krime të dyshuara lufte, nuk respektojnë procedurat themelore ligjore ose të drejtat elementare të qytetarëve, pavarësisht asaj nëse janë të arrestuar, dëshmitarë apo të dyshuar.

"Mënyra në të cilën kryhen këto procedura, nuk i ngjasojnë sistemeve gjyqësore të Europës së shekullin XXI, por më shumë të kujton inkuizicionin, në të cilin me presione dhe frikë përpiqen që të detyrojnë për të dhënë deklarata", thuhet në njoftim.

Lista Sërbe pretendon se gjatë ditës janë ndaluar disa persona se janë ndërmarrë kontrolle në disa shtëpi, se gratë dhe fëmijët u shqetësuan dhe se qytetarët u kërcënuan me arrestime të reja.

"E tillë sjellje paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe sjell frikë e pasiguri mes popullatës sërbe", thuhet në njoftim.

Shtohet se është e papranueshme që, nën pretekstin e hetimit për krime të dyshuara lufte, "të terrorizohet mbarë komuna", me vlerësimin se jo të gjithë ishin moshë madhore në vitin 1999 dhe nuk mund të shpallen kriminelë të mundshëm lufte.

"Përgjegjësia penale, nëse përcaktohet egzistenca e ndonjë vepre penale, është vetëm individuale e jo kolektive. Është e papranueshme që me arrestime të padyshimta dhe ndalime pa siguruar të drejtën e avokatit, të tentosh t’u marrësh deklarata", deklaron Lista Sërbe.

Në deklaratë theksohet se çdo viktimë dhe çdo familje meriton drejtësi, si dhe se çdo autor krimi, pavarësisht kombësisë, duhet të përgjigjet në përputhje me ligjin.

Lista Sërbe bën të ditur se lind pyetja nëse qëllimi i veprimeve të tilla është të konfirmohet e vërteta dhe drejtësia, apo krijohet narrativë politike përpara leximit të vendimit para Odave të Specializuara në Hagë.

“Kjo nuk është e vërtetë dhe populli sërb ka vuajtur mjaft dhe më shumë se 550 sërbë janë ende të zhdukur. Ndaj kërkojmë që të respektohet ligji, të drejtat e njeriut dhe parimi i barazisë para drejtësisë, pa qasje selektive dhe veprime të motivuara politikisht që thellojnë më tej mosbesimin dhe kërcënojnë mbijetesën e popullit sërb në Kosovë", thuhet në deklaratë.

Lista Sërbe u bëri thirrje institucioneve kompetente dhe organizatave ndërkombëtare të respektojnë prezumimin e pafajësisë, të drejtat e qytetarëve dhe procedurat e drejta.

"Përgjegjësia për respektimin e prezumimit të pafajësisë, të drejtave dhe procedurave juridike, është detyrim i të gjitha institucioneve kompetente, si dhe i organizatave ndërkombëtare që heshtin dukshëm këto ditë, çka është absolutisht e papranueshme duke pasur parasysh se kanë mandat për të siguruar paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët", konkludon deklarata.

Sikurse njoftoi më herët sot Prokuroria Speciale e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë Kosovare, me urdhër të Prokurorit Special, arrestoi një tjetër të dyshuar me inicialet J.R., për veprën penale të "krimit të luftës ndaj popullatës civile".