Elshani: Sofronijeviq u arrestua për “rrënim të rendit kushtetues të Kosovës”

Srećko Sofronijević
Burim: Facebook

Ndihmës komandanti i Policisë Kosovare Veton Elshani konfirmon për Kosovo onlajn arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit nga Zveçani ndërsa dyshohet sikurse bëhet e ditur, për “rrënim të rendit kushtetues të Kosovës”.

Elshani shton se Sofronijeviq u dërgua në stacionin policor të Mitrovicës së Jugut.

“U dërgua në stacionin e jugut ku po hetohet dhe pyetet. Pas kësaj do të shikojmë çfarë do të bëhet më tej” ka thënë Elshani.

Sreqko Sofronijeviq nga Zveçani u qëllua më 13 tetor të vitit 2021 nga ana e pjestarëve të policisë speciale kosovare dhe ai prej atëherë ndodhet në gjendje të rëndë në QKS Mitrovica e Kosovës.

Ai u operua pas plumbit që mori, ndërsa kurimin e vijoi në Beograd në Qendrën Urgjente. Sofronijeviq atëherë tha se shpreson që diçka e tillë të mos përsëritet tek asnjë sërb.

“Dëshiroj veçanërisht të falenderoj vëllezërit e mi nga veriu që kanë qëndruar me mua përgjatë gjithë kohës dhe të cilët më ndihmuan të kaloja këtë hall. Mos e dhëntë Zoti që kjo t’i ndodhë ndonjë sërbi, mos e dhëntë Zoti tek fëmijët, pasi kur shtinë ndaj nesh nuk menduan as për fëmijët as për të moshuarit, e as për të rinjtë. Dëshiroj që djali dhe vajza ime Savo dhe Ana të munden normalisht ashtu sikurse të gjithë fëmijët e tjerë të luajnë kur të dalin prej shtëpisë dhe jo të kenë frikë nga plumbat. Ne fatkeqësisht me këtë jetë jemi mësuar, por fëmijët tanë jo-që njerëzit tanë të jetojnë të sigurtë kudo si në veri dhe në jug të Ibrit. Rroftë Sërbia", ka theksuar atëherë Sofronijeviq.