Zyra për K&M i shkruan Barbanut: Trajtimi çnjerëzor i të arrestuarit Ellezoviq, fundi mund të jetë fatal
Zyra për K&M i ka përcjellë letër shefit të EULEKS Xhovani Pjetro Barbanu si pasojë e gjendjes së keqe shëndetësore, trajtimin dhe pozitën e Ilia Ellezoviqit, i cili afro rreth një muaji ndodhet në paraburgim i dyshuar për krime lufte duke treguar për trajtimin e keq të institucioneve kosovare ndaj tij, i cili, siç thuhet, mund të ketë fund fatal. Prej Zyrës për K&M kërkohet që atij t'i caktohet arrest shtëpiak deri në përfundim të procedurës, mëson Kosova Onlajn.
Ne letrën në të cilën Kosovo Onlajn kishte siguruar, Zyra për K&M njofton Barbanin se Ilia Ellezoviq është pacient onkologjik në fazë të avancuar të sëmundjes së kancerit dhe se në burg nuk ka kushte që ai të marrë terapinë dhe trajtim mjekësor dhe në raportin e mjekut shqiptar, i cili e ka egzaminuar pas arrestimit, thuhej se “pacienti ka nevojë për kushte të veçanta trajtimi”.
Në letrën e Zyrës kujtohet se avokati i Ilia Ellezoviqit para dy javësh më saktë më 4 tetor, pati parashtruar kërkesë që klientit të tij t'i sigurohet trajtim shtëpiak, ose së paku trajtim spitalor deri në përfundimin e procedurës, por përgjigja ka munguar.
“Çdo ditë në qelinë e Ellezoviqit, shëndeti i tij rrezikohet gjithnjë e më shumë dhe trajtimet e herëpashershme urgjente spitalore dhe transporti në to nuk e lehtësojnë gjendjen e tij” thuhet në letrën e Zyrës për K&M e cila letrën rreth gjendjes shëndetësore të Ellezoviqit, u’a ka përcjellë edhe misioneve tjera që veprojnë në Kosovë.
Gjithashtu theksojnë se “trajtimi çnjerëzor i institucioneve prishtinase ndaj të sëmurit rëndë Ilia Ellezoviq mund të rezultojë në përkeqësim drastik të gjendjes së tij shëndetësore dhe se përfundimi mund të jetë fatal”.
“Njëanshmëria e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Kosovë e Metohi në vendimet për lirimin e disa personave të akuzuar të mbrohen në liri është dukshëm e qartë në raport me nacionalitetin e tyre. Kur bëhet fjalë për autorët e krimeve më të rënda të kombësisë shqiptare drejtuar ndaj pjesëtarëve të popullit sërb, kanë qëndrim të butë dhe dashamirës, duke i lënë të mbrohen në liri, ndërsa krejt e kundërta ndodh me sërbët ku dhjetëra prej tyre mbahen në paraburgime shumëvjeçare. Shembull i trajtimit krejtësisht të ndryshëm në rastin e sërbëve dhe shqiptarëve të arrestuar është rasti i Azem Kurtajt i cili më 6 janar 2023, në Gotvousha afër Shtërpcës, shtiu dhe plagosi rëndë dy të rinj sërbë, Stefan (11 vjeç) dhe Milloshin. (21 vjeç) Stojanoviq. Më 8 janar 2023, Azem Kurtaj u dënua me arrest shtëpiak nga Gjykata Themelore në Ferizaj përkundër peshës së krimit të kryer” thuhet në letrën e Zyrës për K&M.
Në fund prej Zyrës për K&M i bëhet thirrje Euleks që në kuadër të kompetencave, qëllimeve dhe detyrave të misionit të marrë urgjentisht masa sesi në bashkëpunim me misionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë, u ka thënë drejtuesve të funksioneve më të larta në sistemin e institucioneve të Prishtinës pozitën e rëndë dhe gjendjen shëndetësore të Ellezoviqit dhe të ndikojnë që urgjentisht t'i lejohet masa e arrestit shtëpiak deri në përfundimin e procedurës, me qëllim trajtimin adekuat të tij dhe të marrë kujdesin më të mirë mjekësor.
Kujtojmë se Ellezoviq u arrestua më 20 shtator nën akuzën e krimeve të pretenduara të luftës dhe prej asaj date ndodhet në paraburgim në Podujevë. Ai si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, fill pas arrestimit u përcoll në spitalin e Prishtinës. Avokati i tij Ljubomir Pantoviq atëherë tha se atë e pati vizituar mjeku shqiptar i cili në raport pati thënë se i tillë pacient duhet të qëndrojë në spital. Megjithatë ndaj këtij raporti kanë qëndruar të shurdhër si Gjykata dhe Prokuroria duke e përcjellë atë në paraburgim.

0 komentet