Zyra për KdheM: Një serb nga Zveçani që shkoi në varrimin e Nedeljkoviqit u arrestua në Jarinje

Jarinje kontrola putnika
Burim: Kosovo Online

Zyra për Kosovë dhe Metohi sot ka bërë të ditur se serbi Lazar J. nga Zveçani është arrestuar sot nga policia e Kosovës në Jarinje, ndërsa bashkë me familjen, miqtë dhe bashkatdhetarët e tij ishte nisur në varrimin e të vrarit tragjik Stefan Nedeljkoviq, i cili do të përcillet në prehjen e tij të përgjithmonë në Vrnjaçka Banjë.

“Ky akt çnjerëzor dhe i paqytetëruar tregon gjithë natyrën antiserbe dhe fytyrën e vërtetë të regjimit të Albin Kurtit dhe Prishtinës, për të cilët asgjë nuk është e shenjtë dhe po shfrytëzojnë edhe momentin e pikëllimit  më të madh të serbëve për të shtypur popullin tanë”, thuhet nga Zyrja për KdheM.

Theksohet se “varret e serbëve po rrënohen dhe përdhosen në Kosovë dhe Metohi dhe tani serbët po arrestohen në momentin kur bashkëvendasit e tyre i dërgojnë në prehje të përgjithon, e cila është e paprecedentë kudo në botë, por bashkësia ndërkombëtare do të heshtni edhe për këtë torturë."

“Llazari u nxor nga vetura në të cilën ndodhej pa asnjë arsye dhe u mbajt në paraburgim në vendkalimin Jarinje, ndërsa pjesa tjetër e kolonës së serbëve që shkoi në varrim vazhdoi rrugën për në Vrnjaçka Banjë”, thuhet në njoftim.

Zyra për Kosovë dhe Metohi ka siguruar një avokat i cili po përpiqet të vërtetojë të gjitha rrethanat e arrestimit të tij.

“Momenti që Prishtina zgjodhi të sjellë në paraburgim Lazar J. tregon qëllimin e drejtpërdrejtë dhe të llogaritur të Kurtit dhe ekstremistëve të tij për t'ua mjeruar jetën serbëve, për t'i detyruar ata të lënë vatrat e tyre shekullore dhe veriun e Kosovës dhe Metohisë të pastruar etnikisht nga serbët”, thekson Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Gjatë gjithë asaj kohe, theksojnë ata, bashkësia ndërkombëtare hesht dhe në heshtje vëzhgon mbijetesën dhe persekutimin e serbëve, duke mos dashur të vetëdijesojë Kurtin dhe ta pengojë atë të ndezë fuçin e barutit në këto zona.