Është grabitur dhe plaçkitur zyra e Kishës së Shën Nikollës në Shtërpcë

Policija
Burim: Kosovo Online

Autorë të panjohur kanë plaçkitur dhe grabitur mbrëmë dhomën e zyrës së Kishës së Shën Nikollës në Shtërpcë, mëson Kosovo Online.

Mëngjesin e sotëm në orën 09:45, grabitjen e ka vërejtur e para Lubica Kllisariq, e cila ka njoftuar menjëherë priftin Sinisha Millenkoviq, i cili më pas ka lajmëruar rastin në polici.

Është thyer xhami i zyrës së kishës, ku kanë hyrë vjedhësit. Paratë në shumë prej 100.000 dinarë dhe 200 euro, të cilat janë mbledhur në liturgjinë e Pashkëve në kishën e Bitinjës, janë marrë nga dollapi i priftit Boshko Kllisariq.


Vjedhësit kanë tentuar të hyjnë edhe në kasafortën kryesore të kishës që ndodhet në të njëjtën dhomë, por nuk kanë arritur.

Kisha ka video survejim, ndaj prifti Millenkoviq ka konfirmuar se në videot kanë parë se grabitja është kryer nga tre persona.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, në vendin e ngjarjes ka dalë patrulla e stacionit policor në Shtërpcë, e më pas njësia rajonal i mjekësisë ligjore nga Ferizaj, që është duke kryer hetime. Hetimi është në vazhdim.