Filipoviq: Gjykimi i pesë sërbëve nga Anëmorava Kosovare në një vit e gjysmë nuk lëvizi nga pika e vdekjes
Me egzaminimin e psikiatrit profesional sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka vijuar gjykimi i pesë sërbëve nga Anamorava Kosovare të cilët u akuzuan se kanë kryer krime lufte në rajonin e Gjilanit në vitin 1999.
Bëhet fjalë për Dragan Niçiqin, Sllobodan Jevtiqin, Dragan Cvetkoviqin dhe Millosh Shoshiqin, të cilët u arrestuan nga policia kosovare më 3 gusht 2024 në Pasjan pranë Gjilanit dhe Nenad Stojanoviqin i cili u arrestua në të njëjtën ditë në fshatin Bosce pranë Kamenicës Kosovare.
Avokati mbrojtës i Stojanoviqit, Millosh Nikoliq, kërkoi riegzaminim pasi pretendon se klienti i tij nuk është në gjendje psiqikisht të kuptojë procedurën penale.
Avokatja e Dragan Cvetkoviqit, Jovana Filipoviq, tha se avokatët e sërbëve të tjerë të arrestuar, mbështetën propozimin e Nikoliqit për egzaminim të ri në institucion të pavarur për të cilën sikurse tha, besonin se do të ofronte të dhëna të besueshme dhe jo të anshme, por gjykata e hodhi poshtë këtë propozim.
"Na u theksua se do të kemi të drejtë të apelojmë, duke pasur parasysh se duket që nuk jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës që u mor sot dhe kjo do të vazhdojë të çojë në vonesën e procedurave. Sikurse pretendojnë psikologët dhe psiqiatrit që ishin sot të pranishëm në sallën e gjyqit sot, gjendja psiqike është në kufirin e normales, megjithatë të gjithë refuzuan me këmbëngulje t’i përgjigjen pyetjes nëse do të ishte përgjegjës nëse dikush do të kryente tani vepër dhe nëse ai mund të mbante përgjegjësi në kuptimin penal", spegoi Filipoviq.
Kjo e fundit vuri në dukje se procedurat deri më sot, një vit e gjysmë pas ngritjes së aktakuzës, nuk kanë lëvizur "nga pika e vdekjes" në drejtim të vërtetimit apo kundërshtimit të aktakuzës, por sipas fjalëve të saj, po zhvillohen vetëm me propozim të avokatit mbrojtës të të pandehurit Nenad Stojanoviq.
"Ne tentojmë të provojmë se Nenad Stojanoviq nuk është në gjendje të ndjekë këtë procedurë sepse ai është larguar nga ushtria në vitet ‘80. Ai u konstatua se nuk është në gjendje për cilëndo punë dhe vetëm për këtë as për shërbim ushtarak, ka shifrën 'debilitis mentis', ku në atë kohë ka qenë diagnoza e tij. Ndërkaq, është person i ndjeshëm ndaj sulmeve epileptike, nga e njëjta sëmundje kurohet dhe tani në kushte paraburgimi", tha Filipoviq.
Prokuroria Speciale e Kosovës pesë sërbët i akuzon se si pjesë e grupit kriminal në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe me uniforma të maskuara, si pjesë e jo e rregullt e pjestarëve të policisë apo ushtrisë sërbe, asistuan në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë.
Niçiq, Jevtiq, Cvetkoviq, Millosh dhe Stojanoviq u deklaruan në seancën e mbajtur më 15 janar 2025 se nuk janë fajtor për veprën që i’u rëndon.
Nga këta pesë, vetëm Cvetkoviq ndodhet në arrest shtëpiak.
0 komentet