Filipoviq: Të rinjtë nga Mali i Zi që u arrestuan për shkak të mbishkrimit “Kosova është Sërbi”, lihen të lirë
Tre shtetasit e Malit të Zi ku më 24 nëntor u arrestuan në afërsi të Manastirit të Deçanit për shkak të mbishkrimit “Kosova është Sërbi” tek targat e mjeteve, janë lënë të lirë, konfirmon për Kosovo onlajn avokatja e tyre Jovana Filipoviq.
Kjo e fundit ka thënë se në këto momente mund të konfirmohet se të rinjtë janë liruar nga paraburgimi pa dhënë detaje të tjera.
Tre të rinjtë Rajko Krivokapiq (34), Marinko Jovanoviq (24) i Dragutin Lalatoviq (24) u arrestuan në fund të nëntorit pas festës së Manastirit të Deçanit.
Sikurse u tha atëherë nga Policia Kosovare, pjestarët e saj në një parkim afër manastirit janë ndeshur me autoveturën me targa malazeze në të cilën shkruhej “Kosova është Sërbi”, pas të cilës u arrestuan tre të rinjtë për “nxitje të urrejtjes”.
Në dy raste ata u dënuan me një muaj paraburgim, herën e dytë deri më 23 janar.
Filipoviq më herët deklaroi se ata nuk kanë nxitur urrejtje dhe intolerancë, për të cilën prokuroria i akuzon, duke konstatuar se kjo vepër “është e parashikuar ekskluzivisht për pjesëtarët e kombësisë sërbe, të cilët pretendohet se e bëjnë atë ndaj pjesëtarëve të popullatës shqiptare”.
Ajo sqaroi se të rinjtë në kornizat e targave, kishin ngjitëse ku shkruhej "Kosova është Sërbi", por ishte e mbuluar me shirit tjetër, kështu që nuk dukej.
“Makina e tyre ka qenë e parkuar në parkingun përballë Manastirit të Deçanit dhe nuk dihet se si shkoi deri tek heqja e letrës ngjitëse. Kështu që u mbetet autoriteteve kompetente që të përcaktojnë se si ndodhi dhe kush është fajtori në të vërtetë sepse shiriti që u përdor për të mbuluar targën ishte hequr” tha Filipoviq rreth një muaj e gjysmë më parë.
Për arrestimin e tre të rinjve, reagoi dhe Lista Sërbe, Arqipeshkvia Budimlje-Nikshiqit dhe përfaqësues të qeverisë malazeze.
0 komentet