Filipoviq: Trupi gjykues pati guximin të merrte vendim lirimi në rastin e Ristiqit

Filipović.jpg
Burim: Kosovo Online

Avokatja Jovana Filipoviq theksoi se trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë pati guximin të merrte vendim lirimi në rastin e Dragan Ristiqit.

"Çka i përket rastit të Dragan Ristiqit, unë isha avokatja e tij mbrojtëse qysh nga ora e parë kur ai u arrestua dhe them se ajo çka tha në deklaratën e parë fillestare në polici është ajo që gjykata në Prishtinë e gjeti të besueshme dhe të saktë. Fatkeqësisht, Dragan Ristiq më shumë se një vit ishte në paraburgim, në vitet ku përditë mund të ishte e fundit, në kushte ku ai as nuk arriti të përshkruante sa e vështirë është për të para gjykatës t'i tregojë dikujt sëmundjen e tij dhe gjendjen e tij shëndetësore të rënduar. Këtë e dinin dhe anëtarët e familjes së tij dhe unë, por ai çdo herë kur vinte në gjykatë, nuk ishte në gjendje të përsëriste gjithçka atë çka përjetonte", tha Filipoviq.

Sikurse theksoi, trupi gjykues pati guxim të jashtëzakonshëm kur dha vendim që lironte çështjen e krimit të luftës.

"Unë dhe në konkluzione thashë gjithçka që pretenduam që thamë prej nisjes dhe se provat që u mblodhën flisnin në favor të faktit se vendimi duhet të jetë lirues", theksoi Filipoviq.

Për çështjen e kompensimit, vuri në dukje ky është vendim i shkallës së parë dhe se shpreson që Gjykata e Apelit t’a miratojë.

"Ky është veçse vendim i shkallës së parë. Nuk e dimë nëse Prokuroria Speciale në Prishtinë do t’a ankimojë këtë vendim dhe nëse çështja është përfundimtare apo do të pritet vendimi i apelit. Pra, kjo mbetet për t'u parë. Në rast se vendimi është përfundimtar, sigurisht do të kërkojmë dëmshpërblim sepse kjo është ajo që u takon gjithkujt. Edhe nëse do të ishte shumë simbolike, ky është një paralajmërim për organet shtetërore se procedurat nuk duhet të zhvillohen kundër personave që janë të pafajshëm dhe për të cilët ka prova të qarta që nga fillimi se këta nuk janë personat që kërkohen dhe që duhet të jenë me të vërtetë në bankën e të akuzuarve", tha Filipoviq.

Dragan Ristiq (77) nga Gjakova u lirua sot nga akuzat për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ky është vendimi i parë lirues për krime lufte këtë vit.