Filipoviq: Sasha Z. i caktohet paraburgim 30 ditor, shkak publikimi i pamjeve ndaj UÇK në Tik-tok
Sasha Z. (39) nga Beogradi i cili dy netë më parë u arrestua në vendkalimin e Merdares i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor, konfirmon për Kosovo onlajn avokatja Jovana Filipoviq.
Sasha Z. u arrestua para përkujtimit të 25 vjetorit nga masakra ndaj 14 sërbëve në Staro Gracko ku duhej të merrte pjesë në turneun përkujtimor futbollistik.
Filipoviq ka theksuar se ndaj Sasha Z. rëndojnë dy vepra penale: vepra penale e pabazuar për armëbajtje dhe vepra penale e përhapjes së urrejtjes dhe intolerancës rracore e fetare.
Megjithatë sikurse shton, u lirua nga akuza për armëbajtje.
"Përsa i përket veprës penale me armë, kjo pikë u tërhoq pasi ai kishte me vete stilograf të zakonshëm dhe nuk konsiderohet armë. Kjo sot është tërhequr. Sa i përket kësaj, ndaj tij nuk ka vepër penale por vetëm për përhapje të urrejtjes. Ndërsa paraburgimi është caktuar pasi është shtetas i huaj dhe egziston rreziku për arratisje” ka thënë Filipoviq.
Kjo e fundit sqaroi se ndaj klientit të tij rëndon vepra penale e përhapjes së urrejtjes në bazë të pamjes në Tik-tok në të cilën kritikohej UÇK.
Ajo tha se nesër do të apelojë vendimin e paraburgimit.
"Ne kemi ofruar sot dhe masën e dëmshpërblimit dhe mundësisë së arrestit shtëpiak që ai të banojë tek miqtë në Kosovë, por kjo kërkesë u refuzua kështu që nesër do të bëj apelimin dhe të shikojmë se çfarë qëndrimi do të mbajë Gjykata e Apelit", ka thënë ajo.
0 komentet