Gruaja e të arrestuarit Trajkoviq: Më thanë se është transferuar në Prishtinë, nuk mund t'i dorëzoj ilaçet
Suzana Trajkoviq, bashkëshortja e të arrestuarit Sllagjan Trajkoviq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka thënë se ai është arrestuar sot rreth orës 17:00 dhe se siç i është thënë, ai është transferuar menjëherë në Prishtinë nga Stacioni Policor në Mitrovicën Jugore.
Ajo ka thënë për Kosovo Online se bashkëshorti i saj është ndaluar për 48 orë.
"Ende nuk dimë asgjë, e dimë se ai ka qenë i ndaluar për 48 orë, unë kam qenë në stacionin policor në Mitrovicën Jugore, kanë qenë shumë të pasjellshëm, dhe vetëm më kanë thënë se është transferuar në Prishtinë”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se bashkëshorti i saj ka qenë në shërbim të Policisë së Kosovës që nga viti 2013 dhe se është e pabesueshme që është arrestuar tani që e ka lënë shërbimin.
"Për çfarë mund të akuzohen serbët, çfarë krimi lufte, kaq vite ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës. Është e tmerrshme kjo që po u bëhet serbëve", tha Trajkoviq i shqetësuar.
Siç tha ajo, bashkëshorti i saj është me diabet, dhe nuk i ka me vete barnat e nevojshme.
"Ai është diabetik, ka edhe cirrozë të mëlçisë, dje ka qenë në shtrat gjithë ditën dhe nuk ka ilaçe me vete", ka shtuar ajo.
komentet