IPK rekomandoi suspendimin e dy policëve kosovarë për abuzimin me Nenad Rashkoviqin

Rašković
Burim: Kosovo Online

Inspektorati Policor Kosovar i ka rekomanduar Policisë Kosovare suspendimin e dy policëve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale "abuzimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autoritetit publik", në lidhje me incidentin në të cilin u lëndua rëndë Nenad Raškoviq, sërb nga fshati Dren.

Në deklaratën e IPK kujtohet se, pak ditë më parë, është iniciuar hetim paraprak (kryesisht) me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve e rrethanave përkatëse lidhur me "veprimet policore gjatë operacionit policor zhvilluar në Dren dhe Zubin Potok".

Shtohet se IPK ka nisur hetimin bazuar në raportimet e mediave dhe deklaratat e datës 11 gusht, lidhur me pretendimet e qytetarit N.R. kundër disa pjesëtarëve të Policisë Kosovare për tejkalim të kompetencave policore.

"Në kuadër të këtij hetimi, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, IPK sot i rekomandoi Policisë së Kosovës suspendimin e dy policëve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për veprën penale 'abuzum gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autoritetit publik".

Departamenti i Hetimeve i IPK do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të policëve të përfshirë," thuhet në deklaratë. 

Sërbi Nenad Rashkoviq nga fshati Dren, u lëndua rëndë më 11 gusht, pasi, siç deklaroi ai, u rrah nga pjesëtarë të Policisë Kosovare.

Ai tha shtatë ditë më parë se tre policë e nxorën me forcë nga shtëpia e tij e më pas e lidhën për peme dhe e rrahën, duke kërkuar që t'u dorrëzonte pushkën të cilën ai nuk e posedonte.

Rashkoviq u shtrua në Qendrën Klinike Spitalore (KBC) në Mitrovicën e Veriut, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve, u transferua për trajtim në Qendrën Klinike të Sërbisë në Beograd.