Vuçiq: Shpina e Nenad Rashkoviqit është pasqyrë e Albin Kurtit, për hipokrizinë e BE nuk kam koment

Aleksandar Vučić
Burim: Instagram

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq tha se shpina e Nenad Rashkoviqit është fytyra e Albin Kurtit dhe vuri në dukje se Kurti kurrë nuk ka qenë i interesuar për dialog, duke shtuar se nuk ka koment për hipokrizinë e Europës dhe të gjithë të tjerëve që nuk reaguan ndaj rrahjes së Rashkoviqit.

“Shpina e Nenad Rashkoviqit është fytyra e Albin Kurtit. Rashkoviq është njeri që nuk jeton lehtë, e thënë kushtimisht është i ri, mosha ime, ka djalë 16 vjeç. Mund t’a mendoni se çfarë është kjo për fëmijën e tij, adoleshent që të shikojë të atin në të tillë gjendje dhe gjithçka tjetër. Besoj se sot familja do t’a vizitojë atë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Popoviqin e Madh afër Despotovacit, transmeton RTS.

Ai tha se dje u konfirmua se edhe brinja e dytë e Rashkoviqit ishte thyer dhe shtoi se ai e pranoi si burrat, por që ka dhimbje të forta.

Pyetjes sesi Kurti mund të udhëheqë dialogun me Beogradin, Vuçiq tha se rrahja e sërbëve është i vetmi dialog që Kurti udhëheq dhe se për të kurrë nuk ka qenë i interesuar për tjetër.

Vuçiq i’u referua dhe asaj që javën e ardhshme do të formohet grupi i ekspertëve që do të merren me çështjen e ndërtimit të hidrocentralit pranë Ribariqit.

"Do t’a shikoni që këtë e ka kërkuar Komuna e Novi Pazarit, këtë e kërkuan Këshilli Boshnjak apo ndonjë organizatë tjetër, për shkak të ndërtimit të hidrocentralit të vogël pranë Ribariqit, sikurse thashë", tha Vuçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarit për të komentuar faktin se BE hesht për rrahjen e Nenad Rashkoviqit, ndërsa reagon ndaj deklaratave të tij për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së ujit të Ibrit.