Ambasada e Gjermanisë për Rashkoviqin: Organet përkatëse të hetojnë akuzat, personat përgjegjës duhet që të mbajnë përgjegjësi

Nemačka ambasada Priština baner
Burim: Ilustracija

Jemi thellësisht të shqetësuar për akuzat serioze për sulmin ndaj zotit Nenad Rashkoviq, thuhet nga Ambasada e Gjermanisë për Kosovo onlajn.

Sikurse thuhet më tej në përgjigjen e shkruar të Ambasadës për portalin tonë, “çfarëdolloj forme e dhunës së qëllimshme dhe abuzimi nga ana e organeve të rendit është e papranueshme“.

“Organet kompetente duhet që të hetojnë në themel dhe në mënyrë të pavarur këto akuza, ndërsa personat përgjegjës duhet të vihen para përgjegjësisë“, bëhet e ditur në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë.

Nenad Rashkoviq nga fshati Dren në Komunën e Zubin Potokut, u transferua dje në Qendrën e Urgjencës të Qendrës Klinike të Sërbisë në Beograd.

Rashkoviq një ditë më parë, mori mjekim në QKS Mitrovica e Kosovës pas të cilës ai sikurse tha për Kosovo Onlajn, tre policë më herët e goditën në shtëpinë e tij në Dren, e më pas i vendosën prangat, e morën drejt pyllit dhe e lidhën pas peme, ku e goditën me tubo dhe i vendosën leckë në gojë.

Ai tha se prej tij ata kërkonin pushkë, por që ai nuk e kishte një të tillë.

Drejtori i QKS Mitrovica e Kosovës dr Zllatan Ellek tha se Rashkoviq kishte marrë dëmtime të shumta trupore, përfshirë dhe thyerje brinjësh.

Inspektoriati Policor i Kosovës (PIK) nisi hetime për pretendimet e Rashkoviqit.