Millosh Stojanoviq: Shkuam për pemën e Krishtlindjes si çdo vit, na qëlluan nga automjeti
Burim: Kosovo Online
Shkuam për pemën e Krishtlindjes ashtu si çdo vit. Qëndruam në rrugë të pozonim, kaloi një autoveturë, nuk e di kush, por prej saj na qëlluan. Ja dhe dora e plagosur, është shprehur i mërzitur Millosh Stojanoviq, i riu sërb nga Gotovusha i lënduar fill pas marrjes së ndihmës së parë.
Shoku i Milloshit, dëshmitar në vendngjarje, ka thënë se agresorët menjëherë u larguan.
"Shkuam për pemën e Krishtlindjes, erdhëm në fshat, qëndruam të pozonim. Gjithçka ndodhi në hyrje të fshatit, personi që ishte në autoveturë hapi xhamin dhe në qëlloi. Menjëherë u zhdukën pas kësaj. U qëlluan ndaj dy shokëve tanë", është shprehur për TV Herc, i riu dëshmitar në vendngjarje.
komentet