Mjeku flet për gjendjen e djaloshit: Një plumb e ka në pjesën e sipërme të krahut, tjetrin në dorë
Burim: društvene mreže
Pas plagosjes serioze së Stefan Stojanoviqit dhe Millosh Stojkoviqit, këta të fundit po i nënshtrohen ndihmës mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit e më pas në repartin e kirurgjisë në Graçanicë.
"Djaloshi është qëlluar në pjesën e sipërme të krahut. Shpresojmë që lëndimi mos të jetë serioz pasi do t’i nisim drejt Graçanicës sepse një plumb i ka ngelur në dorë, ndërsa djaloshi i dytë është lënduar në dorë dhe plumbi qëndron ende në të. Do ta nisim për ndërhyrje në repartin e Kirurgjisë. Fëmijët ndodhen nën stres, të shohim si do të jenë", ka thënë mjeku i ambulancës ku fëmijët u trajtuan me ndihmë mjekësore.
Shokët e të rinjve të lënduar, nën stres dhe shqetësim, kujtojnë ngjarjen.
"Dolëm për të fotografuar, nga automjeti u qëllua drejt nesh dhe ja ku jam lënduar në dorë" është shprehur i shqetësuar Millosh Stojkoviq.
komentet