Petkoviq: Kanë tentuar të vrasin dy djem serbë, dikush donte të na dhuronte një Krishtlindje të përgjakshme

Petar Petković
Burim: Printscreen, Pink

Me rastin e plagosjes së dy djemve serbë në Gotovushë afër Shtërpcës, ka folur edhe drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq i cili ka deklaruar se sipas vendasve, “Millosh dhe Stefan janë qëlluar nga një shqiptar nga një mjet në lëvizje”.

“Tentativa për të vrarë dy djem serbë në Gotovusha afër Shtërpcës. Fëmijët janë qëlluar nga një shqiptar, sipas vendasve, nga një mjet në lëvizje. Millosh dhe Stefan kanë plagë me armë zjarri”, ka shkruar Petkoviq.

Siç ka theksuar Petkoviq, ata janë qëlluar ndaj tyre “derisa ishin të mbajtur buzmin për Krishtlindjen”.

“Dikush donte të na dhuronte një Krishtlindje të përgjakshme”, shkroi Petkoviq në lloharinë e tij në Twitter.