Në Mitrovicën e Veriut arrestohen dy persona të kombësisë sërbe
Në fund të koncertit që u mbajt sot në shëtitoren e Mitrovocës së Veriut në kuadër të festivalit të xhazit, Policia Kosovare arrestoi dy persona të sërbe.
Sikurse ka thënë për Kosovo onlajn ndihmëskomandanti i Policisë Kosovare për rajonin e veriut Petrit Fejza, dy personat u arrestuan për prishje të qetësisë dhe rendit publik.
Momentalisht ata ndodhen në stacionin policor ku japin deklarata.
Ndërkaq, në qendër të Mitrovicës së Veriut sot në kohën ku mbaheshin dy festivale-një përgatitur nga mikpritësit sërbë dhe tjetri organizaotorët e të cilit janë shqiptarët nga Mitrovica e Jugut, gjatë arrestimit pati numër të madh specialesh me armë tytëgjata por që situata tani është e qetë.
Njësitë speciale u tërhoqën nga qendra ndërsa në rrugë ngelën dhjetëra pjestarë të policisë “së rregullt”.
Koncerti që organizojnë shqiptarët nga pjesa jugore u mbyll, ndërsa në kafenetë dhe shetittore vazhdojnë të jenë prezent numër i madh sërbësh.




0 komentet