Nën asistencën e PK nisi shembja e pesë objekteve në pronësi të sërbëve në Ujman, prezent dhe Euleksi
Kompania “Ibër-Lepenc” dhe Ministria e Planifikimit të Territorreve sot nën asistencën e Policisë Kosovare nisën shembjen e pesë objekteve në pronësi të sërbëve në liqenin e Ujmanit.
Pronarët e objekteve që gjetëm në terren bëjnë të ditur se objektet janë nën proces gjyqësor pasi ata kanë paditur kompaninë Ibër Lepenc. Sikurse bëhet e ditur objektet e diskutueshme kanë qenë në proces legalizimi.
Vetëm pronarët nuk kanë marrë dijeni se objektet e tyre do të prisheshin sot sepse shumë gjëra të tyre kanë ngelur nëpër objekte.
Përveç numrit të madh të mjeteve policore, prezent kanë qenë dhe pjestarë të Euleks që bënin sehir shembjet e objekteve. Drejt rrugës së gjirit të Çeçevskit, ndeshëm dhe me dy automjete të kontigjentit hungarez të Kfor.
Në afërsi të objekteve të shembura ndodhet dhe godina e hapur së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, më saktë Agjencia për situata emergjente.
Ndihmësdrejtori i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut Veton Elshani konfirmon për Kosovo onlajn se policia ofroi asistencë për kompanisë “Ibër-Lepenc“ në gjirin e Çeçevskit në liqenin e Ujmanit.
Kompania “Ibër-Lepenc“ në prill të këtij viti paraqiti gjithsej pesë kërkesa për “lirimin e pronave në liqenin e Ujmanit” ka thënë atëherë drejtori i kompanisë Faruk Mujka, duke thënë se fjala është për objekte që janë ndërtuar pa leje në pronësi të “Ibër-Lepenc“.
Ai atëherë tha se kompania vazhdon të shikojë në arkivën e Agjencisë Kosovare të Kadastrave për të patur pasqyrë të saktë të listës së pronësisë.
Pronarët e objekteve të diskutueshme në liqenin e Ujmanit në prill morën kërkesë prej kompanisë “Ibar-Lepenc“ për lirimin e pronave në afat 15 ditor.
Kompania kërkoi që pronarët të largohen menjëherë, sikurse thanë nga pronat e uzurpuara dhe të largojnë të gjitha gjërat e vendosura aty duke vënë në dukje se është e nevojshme që prona të kthehet në gjendjen e saj fillestare.
0 komentet