Radojeviq: Shembja e garazheve pa ligj dhe dijeni të Komunës, pasohet me padi ndaj “Trepça jug“ dhe policisë

Milan Radojević pres konferencija
Burim: Kosovo Online

Kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq ka thënë se shembja e 23 garazheve në afërsi të Qendrës së Paraburgimit u ndërmorr pa proçedura ligjore dhe pa dijeninë e Komunës ndërkohë që informoi nisjen e proçedurave gjyqësore ndaj ndërmarrjes “Trepça jug“ dhe me gjasa dhe kundër Policisë Kosovare për abuzim me kompetencat. Ai shprehu bindjen se me aksionin e shembjes së garazheve mëngjesin e sotëm, nisi dhe fushata për zgjedhjet e reja parlamentare.

Radojeviq në konferencë për mediat tha se bëhet fjalë për “situatë absurde” në të cilën shkelen kompoetencat e vetqeverisjes vendore.

“Kemi ardhur në situatën absurde në të cilën ne i referohemi ligjit, e mbrojmë atë, ndërsa ata që ne n’a etiketonin terroristë dhe shkelës të rendit kushtetues, tashmë vetë e bëjnë këtë” ka thënë Radojeviq.

Ky i fundit shtoi se është në kontakt të përditshëm me qytetarët.

“Ne jemi në kontakt të përditshëm me qytetarët, jo vetëm sot. Kemi qenë me ta në kontakt dhe në javët e mëparshme, muaj dhe bashkarisht kemi gjetur zgjidhje për këtë problem. Qytetarët na kanë dhënë besim në zgjedhje dhe kjo në numër të madh, që të ndërmarrim ndryshime dhe të punojmë në interes të tyre. Jemi të vendosur që atë punë t’a bëjmë”, ka thënë Radojeviq.

Ky i fundit tregoi se përfaqësuesit ligjorë të Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë vërtetuar se ka pasur shkelje të proçedurave ligjore, ndaj Komuna do të ngrejë padi ndaj ndërmarrjes "Trepça Jug", por me shumë gjasa edhe ndaj Policisë Kosovare për shpërdorim të kompetencave.

"Policia Kosovare e ka vendosur veten si organ egzekutiv, si dikush që është në gjendje të interpretojë vendimet se çfarë është ligjore dhe çfarë jo. Kanë bërë paralele absurde në të cilën Policia Kosovare jep mbështetje se kur duhet të shemben objektet pa bazë ligjore. Pa asnjë letër nga Komuna që është përgjegjëse për të dhe pa vendim të gjykatës së shkallës së parë që gjithashtu është përgjegjëse për të", spegoi Radojeviq.

Ky i fundit tha se "ka mjaftueshëm vëzhgues të heshtur dhe apele" dhe se ka ardhur koha për lëvizje dhe hapa konkrete.

"Ne për këtë informuam përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe javët e mëparshme, që kur nisi ky problem, në shkurt dhe mars. Kemi qenë në komunikim me ta për këtë. Gjatë ditës së djeshme i informuam dhe u kërkuam të mbanin qëndrim, të deklaroheshin dhe të ndalnin marrjen e ligjit në duart e tyre. Sot të gjithë po telefonojnë, telefonat kanë rënë qysh nga mëngjesi. Duhet të kishin rënë dje. Për të ndalur marrjen e ligjit në duart e tyre. Për çfarë janë ligjet, kuvendet, gjykatat, nëse do të ishin, të gjithë e merrnin ligjin në duart e tyre", pyeti Radojeviq.

Ky i fundit spegoi se sipas ligjit komunat menaxhojnë pronën publike dhe se shfrytëzimi i tyre duhet të miratohet nga ana e komunës.

"Trepça nuk ka pronësi ndaj pronës, por është vetëm përdoruese e saj. Është e njohur për ju se sesi ndodhi kjo në dekadat e mëparshme dhe si u ndryshua trualli. Ajo çka është thelbësore është se Komuna e Mitrovicës së Veriut po anashkalohet plotësisht dhe po anulohen kompetencat dhe fuqitë e saja. Vendimi për prishjen e garazheve nuk është marrë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut. As nuk ka marrë ndonjë letër nga 'Trepça Jug' për diçka të tillë. As nuk është mbajtur takim dhe as ka patur konsultime", tha Radojeviq.

Në veçanti vuri në dukje se është "skandaloze dhe zhgënjyese" që Policia Kosovare ofroi ndihmë për këtë akt.

"Egzistojnë vetëm dy raste kur, të themi, objektet ilegale mund të shemben. Kjo është me leje apo me vendim të komunës ose gjykatës. Nuk egziston vendim të komunës, pyetja është nëse egziston vendim gjykate. Ne, si drejtues të Mitrovicës së Veriut, nuk jemi njohur me të. As nuk besojmë se egziston vendim gjykate për diçka të tillë", përsëriti Radojeviq.

Ai shtroi pyetjen tek ndërmarrja "Trepça Jug", si dhe pjestarëve të Policisë Kosovare-se si ofruan ndihmë për diçka që nuk ka bazë ligjore.

"Si do të dukej nëse të gjithë, në një copë tokë që e konsiderojnë pronë të tyre, ndërtojnë dhe shembin mur si të duan", tha ai.

E parë politikisht, Radojeviq është i sigurt se me aksionin e mëngjesit të sotëm, ka nisur tashmë fushata për zgjedhjet parlamentare.

"Nëse dikush do t'i kushtonte vëmendje njoftimit 'Trepça Jug', do të ishte më se e qartë se në atë njoftim në asnjë sekondë nuk përmendën aktin ligjor, të cilit i referohen, që u mundësoi shembjen. Unë me aq sa kuptoj nga ai njoftim, nga postimi në rrjetet sociale, ata po flasin me krenari se si rrafshuan diçka në tokë. E përsëris dhe do t’a përsëris vazhdimisht, pa cituar vendimin apo ndonjë akt tjetër ligjor që mundësoi këtë dhe me të cilin u dha lejen dhe të drejtën për këtë", tha Radojeviq.

Drejtoresha e Drejtorisë për Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Ruzhica Bozhoviq, spegoi se të gjitha garazhet e shembura sot janë objekte të përkohshme dhe kanë patur leje ndërtimi të vlefshme prej vitesh.

"Dihet se si prishen dhe hiqen objektet e përkohshme-kur vjen koha për këtë, kur toka vihet në përdorim. Dhe kjo, sigurisht, bëhet nga komuna. Do të doja të shtoja se kjo është trashëgimi historike. Ato garazhe kanë egzistuar prej vitesh, qysh nga vitet '60, '70, '80. Lejet madje janë dhënë edhe nga vitet '90. Atëherë kam qenë drejtuese, e di absolutisht që ato kanë egzistuar prej vitesh aty, askënd nuk kanë shqetësuar, përdoren nga qytetarë që kanë apartamente përreth", tha Bozhoviq.

Kjo e fundit pyeti se mbi çfarë baze u shembën garazhet.

"Ndoshta do të dilnim me idenë që të synonin këtë truall, kështu që do të nisnin proçedurën ligjore të heqjes. Por kjo nuk është kështu. Dihet se çfarë është ligji. Ligjet që lidhen me ndërtimin, planifikimin, rregullimin e hapësirave publike...gjithkund janë të njëjta në botë", konkludoi Bozhoviq.