Një Shqiptar i arrestuar në Bujanoci, i dyshuar për terrorizëm
Burim: BIA
Anëtarët e Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë, Departamenti i Policise Kriminale dhe Shërbimi për luftën kundër krimit të organizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të Prokurorisë për Krimin e Organizuar,në një aksion të koordinuar kanë arrestuar në Bujanoci AB, i nacionalitetit shqiptar, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale terrorizëm, ka njoftuar sonte nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë, transmeton RTV.
Të dyshuarit i janë gjetur një sasi e madhe armësh, 10 pushkë, një pushkë snajper me silenciator, një scorpion me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi të madhe municioni.
Dyshohet se armët janë siguruar përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i mëtutjeshëm i armëve në territorin e Kosovës.
I dyshuari A.B. i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente, thuhet në njoftim.
0 komentet