Gjenerali letoneze Kalnins: Të shtënat në Zubin Potoku kishin për qëllim heqjen e bllokadave të rrugëve
Synimi i personave që qëlluan gjatë patrullimit të trupave letoneze ishte të zvogëlojnë aktivitetet e forcave paqeruajtëse. Me shumë mundësi, një nga qëllimet e këtij provokimi ishte heqja e bllokadave, që njerëzit të mund të lëvizin më lirshëm, tha shefi i mbrojtjes së Letonisë, gjenerallejtënant Leonids Kalnins, duke komentuar të shtënat që u dëgjuan në Zubin Potoku më 25 dhjetor, raportoi Baltic Times.
Pas kthimit në bazën e ushtarëve të kontingjentit letonez të KFOR-it atë mbrëmje, u konstatua se asnjë nga dy makinat e patrullës nuk ishte dëmtuar.
“Niveli i kërcënimeve me të cilat ballafaqohen ushtarët letonezë në Kosovë nuk është rritur shumë herë, por qëllimi i personave që kanë qëlluar gjatë patrullimit të trupave letoneze ka qenë që të zvogëlojnë aktivitetet e forcave paqeruajtëse”, ka thënë Kalnins.
Ai beson se situata në Kosovë është duke u përshkallëzuar që nga tetori për shkak të kërkesës për ndërrim të targave dhe se zgjedhjet komunale vetëm sa i rritën tensionet në shoqërinë kosovare. Pavarësisht nga incidenti i të shtënave, Kalnins nuk beson se niveli i kërcënimeve ndaj paqeruajtësve letonezë është rritur ndjeshëm.
“Në çdo rast, ky është një mision paqësor, janë dy palë në konflikt dhe incidente të tilla mund të priten edhe në të ardhmen, synimi ynë është që së bashku me aleatët t'i kryejmë detyrat. Një incident i tillë nuk mund të na frikësojnë. Detyra e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (Kfor) është të zbusë tensionin. Me shumë mundësi, një nga qëllimet e këtij provokimi ishte heqja e bllokadave, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin më lirshëm”, shpjegoi shefi i Mbrojtjes së Letonisë.
0 komentet