Lles: Katër skenare të mundshme për zgjidhjen e situatës në Kosovë

timoti les
Burim: Sputnjik

Profesori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit Timoti Lles, ka vlerësuar se Beogradi padyshim është i lodhur nga kompromisi me Prishtinën e cila shtyn pafundësisht krijimin e BKS, ashtu sikurse dhe ekzistojnë katër skenarë të mundshëm për zgjidhjen e situatws, transmeton RTV.

Siç u shpreh për agjencinë e lajmeve Tanjug, ka ardhur momenti i të vërtetës për Kosovën pasi Sërbia ka vendosur të mbajë qëndrim për të mbrojtur sërbët e atjeshwm të cilët nuk dëshirojnë të jenë pjesë e "shtetit të pavarur kosovar".

Ai tha se ndërsa dialogu ka ngecur, qeveria kosovare i arrin qëllimet e veta përmes mjeteve të tjera dhe se fakti që BE hoqi regjimin e vizave dhe Prishtina aplikoi për anëtarësim në BE, nuk mund të jenë rastësi.

"Në vend të kësaj, Sërbia ka vendosur të ushtrojë presion tek Prishtina dhe tek partnerët perëndimorë duke bërë të ditur se nëse Prishtina nuk garanton autonomi për sërbët e Kosovës, ajo do t’a ndajë Kosovën pwr tw integruar drejt saj veriun",ka thënë Lles.

Ai thotë se ka shumë skenarë.

"Një nga mundësitë është që Kosova të heqë dorë dhe të pajtohet me themelimin e BKS. Megjithatë, ky rezultat duket relativisht i pamundur duke pasur parasysh kundërshtimin e gjatë të Prishtinës ndaj autonomisë për Këshillin e Evropës, si dhe mungesën e ndikimit dhe vullnetit perëndimor për të ndryshuar politikën e Kosovës", ka thënë Lles.

Mundësia e dytë thotë Les, është që Sërbia të tërhiqet dhe të heqë barrikadat, pa përmbushur kërkesën për themelimin e BKS me ndonjë formë kompromisi që është negociuar “nga jashtë”. Megjithatë, siç thashë, mendoj se Sërbia ndihet e lodhur nga gjëra të tilla, kompromise që mund t'i japin asaj një fitore afatshkurtër, por me sa duket i lejojnë Kosovës të fitojë betejën më të gjatë. Një skenar më i mundshëm është që gjërat të mbeten ashtu siç janë tani, me Sërbinë që bllokon veriun dhe Perëndimi i bën thirrje Kosovës që të mos hakmerret me forcë, gjë që do të çojë në ndarjen “de facto” të Kosovës” ka theksuar Lles.

Megjithatë Lles thotë se kjo do të nënkuptonte një nivel kufizimi që shqiptarët nuk kanë treguar deri më tani, gjë që do të binte ndesh me deklaratat e ndryshme të qeverisë gjatë ditëve të fundit.

“Skenari i katërt sipas kësaj është që shqiptarët të tentojnë t'i heqin me forcë barrikadat, potencialisht me çmimin e jetës së sërbëve. Në këtë rast, ka gjasa që Sërbia të përgjigjet me dislokimin e ushtrisë dhe veriu i Kosovës të shndërrohet në një zonë të gjallë konflikti çka mund të prekë pjesën tjetër të Ballkanit, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi, ku ka sërbë, si dhe Luginën e Preshevës, ku shqiptarët do të kërkojnë ndarjen e tyre nga Sërbia" ka thënë Lles.